Futboll La Liga Sport

FORMACIONI/ Nga Valdes tek Ronaldinho, ja si dukej herën e fundit Barcelona pa Messin… (FOTO)

Pas 21 vitesh do të shohim një Barcelonë pa Lionel Mesin. Diçka e pazakontë për të gjithë dhe, pse jo, e re. “Sky Sport” zbulon se si ishte skuadra katalanase herën e fundit pa yllin argjentinas i cili debutoi më 16 tetor 2004. Barça e mbylli atë sezon në vendin e dytë duke humbur në shtëpi ndaj Zaragozës.

Ja cilët janë lojtarët atëherë dhe çfarë bëjnë sot, kur nga lojtarë janë bërë këngëtarë, politikanë dhe drejtorë sportivë.

PORTIER – Viktor Valdez: Në atë sezon ai bëri 44 ndeshje duke pësuar 38 gola. Në total ai luajti 536 ndeshje dhe pësoi 441 gola duke fituar 21 trofe. Pasi la futbollin, ai u rikthye si trajner i moshave në skuadrën katalanase.

MBROJTËS I DJATHTË – Mikael Raiciger: Në atë sezon ai luajti 40 ndeshje dhe dha 3 asiste. Në total nga 1997-2004 holandezi luajti 255 ndeshje dhe fitoi 4 trofe. Pasi la futbollin në 2007, ai u bë trajner i U-17 te Sparta Roterdam dhe sot është zëvendësi i Ten Hagut tek Ajaksi.

QENDËRMBROJTËS – Oleguer: Në atë sezon ai luajti 24 ndeshje. Në total 175 takime nga 2002-2008 me një gol dhe dy asiste. 5 trofe të fituar. Pasi la futbollin, iu përkushtua politikës pasi kishte mbaruar shkollën e ekonomisë.

QENDËRMBROJTËS – Rafael Markez: 31 ndeshje dhe 1 gol në sezonin e fundit. Në total 175 ndeshje nga 2003 deri në 2010. 12 trofe të fituar dhe një gol i shënuar në total. Pasi la futbollin në vendlindjen e tij ai u bë drejtor klubi tek Atlas.

MBROJTËS I MAJTË – Xhovani van Bronkohrst: 44 ndeshje në atë sezon dhe 1 gol dhe 5 asiste. Nga 2003-2007 luajti 154 ndeshje dhe shënoi 7 gola duke dhënë dhe 18 asiste. 5 trofe të fituar nga ai. Pasi la karrierën, u bë trajner duke drejtuar Fejnordin.

MESFUSHOR QENDRE I DJATHTË – Edgar Davids: 20 ndeshje dhe 1 gol në atë sezon. Në total 20 ndeshje nga janari 2004 deri në qershor 2004. Zero trofe. Pasi la futbollin u bë përgjegjës klubi në Olhanense.

MESFUSHOR QENDRE – Flip Koku: 292 ndeshje dhe 37 gola me katalanasit nga 1998 deri në 2004. Një trofe i fituar. Pasi la futbollin iu përkushtua trajningut. Skuadrat e fundit që drejtoi ishin Derbi Kauntri dhe Fernebahçe.

MESFUSHOR I MAJTË QENDRE – Ksavi: Nga 1998 deri në 2015 ishte pjesë e Barcelonës duke regjistruar 767 ndeshje, 85 gola dhe 185 asiste. 25 trofe të fituar. Pasi la futbollin mori drejtimin e Al Sadd, tani kërkon të rikthehet te Barcelona si trajner.

MESFUSHOR I DJATHTË – Gabri: 194 ndeshje nga 1999-2006. 14 gola dhe 7 asiste. Ai regjistron 4 trofe të fituar. Pasi vari këpucët në gozhdë, mori drejtimin e Andorrës si trajner. Skuadra e fundit që stërviti ishte Leida Esportiu në kategorinë e katërt spanjolle.

SULMUES – Havier Saviola: 172 ndeshje në total me Barçën pas disa largimeve dhe afrimeve në Spanjë. 72 gola dhe 31 asiste, asnjë trofe i fituar. Pasi la futbollin, u bë drejtor sportiv në një klub në Andorrë.

SULMUES KRAHU – Ronaldinjo: nga 2003 deri në 2008 mrekulloi Barçën me 207 ndeshje duke shënuar 94 gola dhe dhënë 71 asiste. Pesë trofe të fituar. Pasi la futbollin, iu përkushtua skenës duke kënduar në evente të ndryshme.

TRAJNER – Frenk Rajkard: Drejtoi Barçën nga 2003 deri në 2008. 272 ndeshje nga të cilat fitoi 159, barazoi 63 dhe humbi 50. Fitoi pesë trofe duke u bërë nismëtari i futbollit total me të cilën spanjollët nisën të dominonin botën. Pasi u largua nga Barça, drejtoi Arabinë Saudite dhe Gallatasarajin. Në 2013 u largua përfundimisht nga futbolli.

Related posts

FRANCEZI NDRYSHON STRATEGJINË/ Zidane harron të bëjë zëvendësime, “shpik” një formulë të re tek Real Madrid

Delo.autor

AUSTRALIA I DHA NJË MËSIM/ Biografi i tenistit bën deklaratën surprizë: Djokovic është vaksinuar

Delo.autor

NJË MILANIST I “TËRBUAR”/ Van Bomel sfidon INTERIN: Dua hakmarrje për…

Isa.Autor

Leave a Comment