Futboll Premier League Sport

BEFASON GUARDIOLA: Man City nën nivelin e MILANIT dhe JUVENTUSIT, nuk jemi ekip me…

Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola nuk e sheh ekipin e tij si favorit për të fituar Champions League, pasi nuk ka historinë e Milan ose Juventus.

“Ka shumë skuadra të forta këtë sezon në Champions League,” shprehet Guardiola pas fitores ndaj Hoffenheim. “E dija. U mundova t’ua shpjegoja lojtarëve se sa e vështirë do të ishte ndaj Lyon. Ne nuk jemi një klub me histori në Champions League.

“Më surprizojnë ata që thonë se City do të fitojë trofeun. E vlerësoj, ju falënderoj, por nuk është e vërtetë. “Ne jemi poshtë Liverpool për sa i përket historisë, ekipeve spanjolle, Milan, Juventus. Ky është mendimi im.

“Kemi qenë në një gjysmëfinale, një çerekfinale. Është hap pas hapi, duhet të jemi të përulur, të analizojmë kundërshtarët. Do të mundohemi të shkojmë në çerekfinale, ky është një sukses i madh për ne.”

Related posts

Pasuesi i SADIKUT/ LEVANTE shpenzon shifër REKORD për sulmuesin afikan

Isa.Autor

KLASIFIKIMI: Serbia kryeson Grupin E, ndiqet nga Brazili dhe Zvicra

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Sezoni i ri me tifozë? Klubet e ligës së madhe të futbollit gati për të hapur stadiumet

Delo.autor

Leave a Comment