Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Man United-Juventus: Allegri aplikon 4-4-2. Dybala sfidon Pogban

Nuk është finale e madhe në “Old Trafford”, ku Juventusi kthehet pesëmbëdhjetë vite pas herës së fundit. Por sonte, ndryshe nga atëherë, nuk do të jetë një finale si ajo e vitit 2003, ku bardhezinjtë humbën me penallti kundër Milanit.

Manchester United-Juventus në fakt vlen vetëm për xhiron e tretë të ndeshjeve në Grupin H të Champions-it, ku bardhezinjtë kryesojnë falë fitoreve kundër Valencias dhe Young Boys. Edhe një humbje e mundshme (pra, fitore e Manchester United), nuk do të ishte një dramë për Juventusin, që në vazhdim, në Torino, do të ketë mundësinë për kualifikimin dhe zënien e vendit të parë.

Por Allegri është në pritje të një reagimi nga ekipi i tij, pas barazimit zhgënjyes në shtëpi, kundër Genoas. Kampionët e Italisë duhet të përballojnë një emergjencë të vogël, sidomos në mesfushë, ku Khedira dhe Emre janë në dyshim, përveç Mario Mandzukic.

Kjo është arsyeja pse trajneri Allegri duket i gatshëm të aplikojë skemën 4-4-2. Sulmi pritet t’i besohet dyshes Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala. Ky i fundit do të gjejë në “Old Trafford” ish-shokun e skuadrës dhe mikun e ngushtë, Paul Pogba.

Dilemat e Allegrit janë në mesfushë, ku Bentancur duhet ta fillojë nga stoli, për t’i bërë vend Cuadrados. Mourinho, nga ana e tij, përgjigjet me konfirmimin e të riut luftarak, Rashford, në mbështetje të Lukaku, ndërsa në mesfushë do të bazohet te fizikaliteti i Matic dhe klasi i Pogba. Në “Old Trafford” gjithçka është gati. Sonte luhet Manchester United-Juventus, klasikja e Ligës së Kampionëve të viteve 1990.

Formacionet e mundshme
MANCHESTER UNITED (4-3-3): De Gea; Valencia, Smalling, Lindelof, Shaë; Mata, Matic, Pogba; Martial, Lukaku, Rashford.
JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Pjanic, Matuidi, Bernardeschi; Dybala, Cristiano Ronaldo.

Related posts

Zyrtare: Skuadra e Premierligës shkarkon trajnerin

Q.Autor

Allegri: Unë e di si mposhtet Interi, ne shkojmë në “San Siro” për …

Sadik.Autor

“MË RRIHTE DHE MË PËRDHUNONTE KUR ISHA E VOGËL”/ Trondit nënkampionia e Europës, denoncon babain e saj

Delo.autor

Leave a Comment