Boks Sport

ASGJË NUK KA PËRFUNDUAR/ Rrëfehet McGregor: Khabib e meritoi fitoren, por do ta…

Për herë të parë që pas eventit UFC-229, Conor McGregor ka folur për duelin dhe për atë që ndodhi në kafaz, duke pranuar se fitorja e Khabib Nurmagomedov ishte e merituar për atë çka rusi tregoi në atë sfidë. Irlandezi u mund me “submission” në raundin e katërt nga kampioni rus, që mbrojti titullin kampion bote në peshën e lehtë.

Khabib korri suksesin e 27-të në kafaz, ku nuk ka asnjë humbje, një duel që vendosi mjaft rekorde, por që do të mbahet mend edhe për atë që ndodhi pas përfundimit të tij, me një sherr masiv që u krijua. Ndaj dhe të dy sportistët janë ende nën hetim nga Komisioni i Sportit në Nevada, që i ka pezulluar përkohësisht të dy luftëtarët.

Në një mesazh të publikuar në faqen e tij zyrtare “Instagram”, McGregor shkruan: “Edhe pse i fitova disa shkëmbime grushtesh të afërta me rivalin, përfundova në një pozicion të keq, pasi Khabvib më kapi edhe pse jam i qëndrueshëm në atë pozcion, pas kafazit. Punova fort për të rimarë pozicionin tim, për t’u çuar në këmbë. Këtu bëra një gabim ta pafalshëm, që hoqa dorë nga kapja ime dhe në atë moment nxora kurrizin në një pozicion që nuk më dha mundësi të mbrohesha”, shprehet irlandezi, duke analizuar humbjen në raundin e katërt ndaj Nurmagomedov.

Më tej, Conor McGregor shpjegon: “Çfarë mund të them më tepër. Ishte një duel i fortë dhe për mua ishte një kënaqësi që isha pjesë e tij. Por do të rikthehem me një besim më të lartë te fitorja. Më i përgatitur se herën e parë. Nëse revanshi nuk do të organizohet menjëherë nuk ka asnjë problem. Do të përballem me atë që ka radhën dhe që do të më vërë në dispozicion UFC-ja”.

McGregor, tashmë 30 vjeç, pranon se ka nënvlerësuar disa aspekte të këtij dueli ndaj Khabib, që në të ardhmen nuk do t’i përsëritë më. “Duke iu larguar, në raundin e dytë mora një grusht të fortë në fytyrë, që ndryshoi edhe fatin e këtij raundi. Ky është sporti ynë, për Khabib ajo ishte një goditje me fat. Ai u mbështet shumë të kapjet e mundjes, gjë që s’ka për të ndodhur më në të ardhmen me mua. Raundi i dytë ishte raundi më i keq i karrierës time”, tha McGregor.

View this post on Instagram

Thoughts on my last fight. Round 1. I believe from a sport standpoint, round 1 was his. Top position against the fence. Zero position advancement or damage inflicted. But top position. From a fight standpoint the first round is mine. Actual shots landed and a willingness to engage. Straight left early. Knee to the head on the low shot. Elbows in any and all tie up scenarios. Opponent just holding the legs against the fence for almost the entire round. Round 2 he is running away around the cage before being blessed with a right hand that changed the course of the round, and the fight. It was a nice shot. After the shot I bounced back up to engage instantly, but again he dipped under to disengage. That is the sport and it was a smart move that led to a dominant round, so no issue. Well played. If I stay switched on and give his stand up even a little more respect, that right hand never gets close and we are talking completely different now. I gave his upright fighting no respect in preparation. No specific stand up spars whatsoever. Attacking grapplers/wrestlers only. That won’t happen again. I also gave my attacking grappling no respect. To defense minded. Lessons. Listen to nobody but yourself on your skill set. You are the master of your own universe. I am the master of this. I must take my own advice. Round 3. After the worst round of my fighting career, I come back and win this round. Again walking forward, walking him down, and willing to engage. Round 4. My recovery was not where it could have been here. That is my fault. Although winning the early exchanges in 4, he dips under again and I end up in a bad position with over 3 on the clock. I work to regain position and end up upright, with my back to the fence. A stable position. Here however, I made a critical error of abandoning my over hook at this crucial time, exposing the back, and I end up beaten fair and square. What can I say? It was a great fight and it was my pleasure. I will be back with my confidence high. Fully prepared. If it is not the rematch right away, no problem. I will face the next in line. It’s all me always, anyway. See you soon my fighting fans I love you all ❤

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on

Related posts

LUFTA NË UKRAINË/ Tre federata kërkesë UEFA-s, të ndalohen “playoff”-et e botërorit të luhen në Rusi

Delo.autor

RRËFEN ARSYET E KTHIMIT/ Besnik Prenga: Kam trajnuar Brozoviç, por jam tifoz i…

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Gedafe-Barcelona, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment