Futboll Sport

RIKUPERIM NË KOHË REKORD/ U dëmtua me Kombëtaren, mbrojtësi i surprizon të gjithë. Ja kur pritet të luajë…

Lajme të mira për Romën, Marash Kumbulla ka lënë pas dëmtimin dhe sot është stërvitur me skuadrën.

Gjatë grumbullimit të fundit me Kombëtaren, për ndeshjet e muajit mars, mbrojtësi pësoi një dëmtim në menisk dhe mediat italiane raportuan se futbollisti do të qëndronte jashtë fushave të blerta për rreth 3 muaj, duke bërë kështu që sezoni për lojtarin të quhej i mbyllur.

Megjithatë  Kumbulla i ka surprizuar për mirë të gjithë, teksa ditën e sotme është shfaqur në stërvitje, së bashku me pjesën tjetër të grupit, duke u rikuperuar kështu në kohë rekord. Një lajm i mirë për trajnerin Fonseka, i cili në këtë moment të rëndësishëm të sezonit, ka nevojë për sa më shumë lojtarë, duke ditur që përveç kampionatit luajnë edhe në gjysmëfinalen e Europa Ligë, ndaj Mançester Junajtid.

Related posts

Milan nuk ndalet, Bonaventura shënon golin e dytë ndaj Bolonjës (VIDEO)

Sadik.Autor

“NE KEMI NJË SKUADËR TË SHKËLQYESHME”/ Mbrojtësi i Real Madrid: Nuk do ta këmbeja këtë ekip me asnjë tjetër

Delo.autor

KA NISUR FAZA PËRGATITORE/ La pushimet për stërvitjen, Armando Sadiku në listën e…

Delo.autor

Leave a Comment