Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Përballja me dyshen NEYMAR-MBAPPE, Hysaj “ndez motorët”

Skuadra e Napolit po përgatitet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Skuadra e Karlo Ançelotit renditet e dyta në kampionatin Italian pas Juventusit dhe para Interit. Me fitoren bindëse ndaj Udinezes në transfertë, tani të kaltrit do të ndeshen ndaj një prej skuadrave më të forta në botë.

Parisi do të jetë kundërshtari i radhës në Champions për Napolin që do të kërkojë të ruajë kreun e renditjes pas një fitoreje dhe një barazim në dy ndeshjet e para. Për mbrojtësin e skuadrës Kombëtare shqiptare, Elseid Hysaj, do të jetë një sfidë jo e lehtë. Atij do t’i duhet të vuajë jo pak ndaj lojtarëve si Nejmar apo Mbape që luajnë për parisienët. Hysaj ka zhvilluar një paraqitje të kënaqshme në ndeshjen e fundit ndaj Udinezes edhe pse ishte zhvendosur në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ndeshja ndaj Parisit do të luhet ditën e mërkurë në orën 21:00 në “Parc des Princes” në kryeqytetin francez. Parisi renditet në vendin e tretë të tabelës në Grupin C ku bëjnë pjesë edhe Cverna Zvesda dhe Liverpuli.

 

Related posts

Në derbin mes Milan dhe Inter fitojnë mërzia dhe VAR

Sadik.Autor

Flamurtari-Laçi nuk dihet ende ku do luhet, ja “oferta” e vlonjatëve për FSHF

Sadik.Autor

UELLS-SHQIPËRI/ Rast i artë për Kombëtaren, ja momenti kur ylli Manaj shpërdoron një gol të sigurt (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment