Champions League Futboll Sport

NDIZET SUPERSFIDA/ “E thërrasin Rubentus”: Man United tërbon Juventusin

Një artikull në faqen zyrtare të një klubi mund të shkaktojë incidente diplomatike, në rast se teprohet me zellin për të gjetur gjëra interesante dhe për të zbuluar gjëra që ndoshta ndonjë tifoz nuk i di.

Manchester United ka bërë një gafë para ndeshjes kundër Juventusit, sepse ka publikuar në faqen e vet online një artikull ku prezanton sfidën kundër Juves, duke shtuar edhe disa paragrafe në lidhje me urrejtjen që kanë disa prej klubeve italiane ndaj bardhezinjve.

“Manchester United dhe Juventus bashkohen edhe nga fakti që janë klube me histori plot trofe dhe kjo i ka bërë sa të dashur për tifozët, aq edhe të urryer nga rivalët. Megjithatë, nëse për Man Utd rivalët tregojnë respekt, armiqtë e Juves e akuzojnë për gjithçka. Një prej nofkave që përdoren për “Zonjën e Vjetër” është “Rubentus”, një lojë fjalësh bazuar te folja ‘rubare’, vjedh. Natyrisht, një nofkë që buron nga skandali i Calciopoli-t, që errësoi reputacionin e klubit bardhezi”.

Reagimet nga Italia kanë qenë të ashpra dhe kjo ka bërë që artikulli të zhduket nga faqja zyrtare e United, por dëmi u bë, situata para ndeshjes është acaruar jo pak.

Related posts

Rrëfimi për ndeshjen më të inkriminuara në historinë e futbollit: Si u trukua Botërori i 1978-s, në favor të Argjentinës

Q.Autor

KUSH ËSHTË LOJTARI MË I MIRË? 3 arsye pse Ronaldo është më i madhi i të gjitha kohërave

Delo.autor

Napoli fiton edhe ndaj Beneventos, vazhdon kryesimin në Serie A

Q.Autor

Leave a Comment