Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Spalletti paralajmëron INTERIN: Kujdes nga PSV, luan si Van Bommel

Luciano Spalletti pa paralajmëruar ekipin e tij në lidhje me rivalin e radhës në përballjen e të mërkurës ndaj PSV Eindhoven, e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League. Sipas teknikut të zikaltërve, ekipi holandez ka të njëjtin karakter, sikurse dhe vetë trajneri kundërshtar, Mark van Bommel, por Inter nuk do të jetë i lumtur me barazim. Zikaltërit shkojnë në këtë sfidë, pasi kanë fituar në shtëpi ndaj Tottenham, me përmbysje 2-1, në takimin e parë për këtë edicion të kompeticionit europian.

“PSV ka shumë kualitet dhe janë fizikisht shumë të fuqishëm. Ata kanë talente individual, të cilët mund të kenë impakt në ndeshje, në çdo moment. Sepse ata e interpretojnë futbollin në të njëjtën mënyrë, sikurse dhe trajneri i tyre, Van Bommel. Mund të dallosh që ata kanë të njëjtin karakter sikurse kishte Van Bommel si futbollist. Ata luajnë futboll të mirë në Holandë dhe mendoj se PSV është penduar që i ka dhënë shumë iniciativë gjatë pjesës së dytë në humbjen 4-0. Ne duhet të jemi të shpejtë që të aplikojmë idetë tona. Ne po përmirësohemi dhe do të qëndrojmë me skemën 4-2-3-1, që është gjithashtu edhe sistemi taktik i PSV”, deklaroi trajneri i Inter, Luciano Spalletti

Related posts

Dalic: Djemtë dhanë maksimumin, objektivi ishte kualifikimi më tej

Sadik.Autor

Chelsea e pëson në fillim të pjesës së dytë (VIDEO)

Q.Autor

NUK PO LË GJURMË TEK “KUQEZINJTË”/ Ibra shtyn “Bomberin” Piatek drejt largimit, ekipi anglez shfaqet në skenë

Delo.autor

Leave a Comment