Futboll Premier League Sport

CHAMPIONS/ Tottenham luan ndaj PSV-së për pikët dhe SUPER sulmuesin meksikan

Tottenham nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, pasi ka humbur të dy ndeshjet e para të grupit, konkretisht 2-1 ndaj Interit në “San Siro” dhe 2-4 ndaj Barcelonës në “Wembley”.

Aktualisht “Spurs” janë në kuotën e zero pikëve, bashkë me PSV Eindhovenin dhe pikërisht me holandezët do të luajnë dy ndeshjet e radhës, kur skuadra londineze ka nevojë për 6 pikë të plota, për t’u rikthyer në garën për kualifikim.

Gjithsesi ndeshjet me skuadrën holandeze, drejtuesit e klubit të Tottenhamit do t’i shfrytëzojnë edhe për merkato, pasi kanë marrë udhëzime nga trajneri Pochettino, që të sjellin në Londër meksikanin Lozano.

Sulmuesi anësor 23-vjeçar zhvilloi një botëror si protagonist në “Rusi 2018” dhe të njëjtën formë e ka treguar edhe në këto ndeshje të para të sezonit me skuadrën holandeze.

Hirving Lozano ishte një nga më të mirët edhe në sfidën kundër Interit, të luajtur të mërkurën, duke vënë disa herë në provë portierin Handanoviç, si dhe duke shqetësuar vazhdimisht prapavijën e skuadrës zikaltër.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Tottenhamit kanë gati një ofertë prej rreth 30 milionë eurosh, që të marrin në Londër sulmuesin meksikan, para se pretendentët për shërbimet e tij të shtohen edhe më shumë.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Mavraj largohet nga Arisi, kalon tek klubi gjerman…

Delo.autor

RENDITJA SIPAS VLERËS/ Njihuni me 10 klubet më të pasura të Botës

Delo.autor

PRAPASKENAT PAS “EL CLASICO”/ Modric tall Pique, sherr në tunel. Arbitrit Manzano i ndodh e papritura

Delo.autor

Leave a Comment