Futboll Premier League Seria A Sport

CMENDET CHELSEA/ Gati të ofrojë 130 mln sterlina për dy ish-lojtarët e Sarrit

Trajneri i Chelsea-t, Maurizio Sarri, ia ka bërë të qartë hierarkisë së klubit që afrimi i dy yjeve të Napolit mund t’i shohë ata përsëri dinjitoz dhe të luftojnë si të barabartë me gjigantët evropianë. Dy dëshirat e italianit janë mesfushori polak Piotr Zielinski dhe mbrojtësi Kalidou Koulibaly. Ai dëshiron që edhe ata të bashkohen me ish-bashkëlojtarin Jorginho në “Stamford Bridge” verën e ardhshme. Zielinski, 24 vjeç, ka edhe tre vjet në kontratën e tij, por ai gjithashtu ka një klauzolë lirimi prej vetëm 60 milionë sterlinash – diçka që Napoli po përpiqet të rinegociojë, por Chelsea mund të përfitojë nga kjo situatë.

Koulibaly nënshkroi një marrëveshje të re pesëvjeçare në verë pas një fushate brilante në Kupën e Botës për Senegalin dhe ai tashmë i është nënshtruar një numri ofertash, por Napoli i ka shmangur të gjitha deri tani. Megjithatë, Sarri është një tifoz i madh 27-vjeçarit dhe beson se ai do të ishte ideal për Premier Ligën, edhe pse Manchester United është shumë i interesuar për të nënshkruar me atë. Tani Sarri po inkurajon Chelsea-in që të bëjë një ofertë të dyfishtë prej 130 milionë sterlinash, e cila aktualisht duket të përfaqësojë vlerën e mirë në tregun e sotëm të transferimeve dhe shpreson se do të jetë e mjaftueshme për blutë e Londrës që të bëjnë lëvizjen e tyre.

Related posts

I THUR ELOZHE BLERJES SË RE TË BAYERN MUNICH/ “Kicker”: Me gjithë respektin për Douglas Costa…

Delo.autor

“REVOLUCION” NË SKUADËR/ Bayern në bisedime me “zbuluesin e diamanteve”

Delo.autor

“JETA TE REJNXHËRS”/ Grezda: Xherard e di çfarë lojtari jam

Isa.Autor

Leave a Comment