Futboll Futboll Kombëtarja Sport

PANUCCI E PADITI NË GJYKATË/ Reagon Nishani: Lepuri fle tjetër kund

Christian Panuçi tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave vendase si dhe atyre ndërkombëtare me padinë e tij ndaj ish-presidentit Nishani.

Italiani kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga Nishani, pasi sipas tij deklaratat e ish-presidentit i kanë prishur imazhin.

Në një deklaratë për Intv, së fundmi, Nishani ka reaguar lidhur me këtë padi të trajnerit të kombëtares.

Si fillim ai e ka akuzuar italianin për përdorim të papërshtatshëm fjalori edhe nga ana e tij:

Ai tha:

Unë nuk kam një polemikë fare me këtë zotërinë. Kam shprehur në një moment të caktuar, për shkak të disa rrethanave të caktuara, një opinion timin, në rrjetin tim personal social me miqtë e mi. Zotëria është ndier i ofenduar, i është drejtuar gjykatës. Unë do të ndjek procesin gjyqësor, sepse respektoj shtetin. Kam një merak, që nuk mund ta pranoj dhe përtyp. Personi në fjalë është njeriu më i papërshtatshëm për të na dhënë leksione edukate. Në një intervistë, menjëherë pas ndeshjes me Kosovën, që kishte edhe një reagim masiv pakënaqësie, ai ka përdorur një fjalë përpara kamerave, përpara familjeve shqiptare; ka përdorur një fjalor rrugaçërie.

Por Nishani ka shtuar edhe më tej dyshimet, pasi sipas tij problemi nuk qëndron tek fjalët e tij, por diku tjetër.

Ai u shpreh:

Unë mendoj që nuk është faji i tij. Mendoj se “lepuri fle tjetër kund”, por ferra ku fle lepuri duhet kosituar. Ajo mbetet për t’u parë në ditët që vijnë”.

Nuk dihet se për kë e ka fjalën ish-presidenti, por ai do të duhet të përballet me trajnerin në gjykatë.

Related posts

MotoGP/ Suzuki “peshkon” pilotin e ri, ja kush ikën

Sadik.Autor

Aubameyang në Arsenal? Reagon Trajneri Wenger

Q.Autor

FORMULA 1/ Bottas fiton garën, Leclerc fatlumi i madh. Hamilton shkatërron gjithçka

Delo.autor

Leave a Comment