Futboll Shqipëri Sport

CUNGU I MËRZITUR/ “U mundëm, por Skënderbeu nuk fitoi titullin”

Nuk i mungojnë justifikimet dhe argumentet trajnerit të Kukësit, Armando Cungu, për të zbutur efektet negative të humbjes në transfertë ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-0. Sipas teknikut Cungu, pjesa e parë jo shumë e mirë, por edhe formatimi thuajse total i ekipit gjatë merkatos, kanë reflektuar në rezultatin final të ndeshjes.

“Kishim ardhur për rezultat pozitiv, duke u munduar të fitojmë. duke parë edhe rezultatet e fundit të kukësit dhe lojën ishte normale që të pretendonim. Në fakt patëm një fillim të mirë, por më pas Skënderbeu reagoi me Muzakën e më pas me golin e shënuar mori më shumë moral. Duhet të kuptojmë që Kukësi është një ekip i ri në përbërje”, komentoi tekniku i Kukësit.

“Pjesa e dytë e jona ishte shumë e mirë, madje shumë më e mirë se e kundërshtarit. Patëm edhe shanset për të barazuar, por nuk ia dolëm dot. Sa për episodin e penalltisë, mendoj se ishte evidente prekja me dorë. Ndeshja u vendos nga pjesa e parë”, vijoi Armando Cungu.

“Është klubi që vë objektivat dhe merr lojtarët. Steka e Kukësit është e lartë dhe kërkon maksimumin. Natyrisht që është presion i lartë për të fituar titullin. Plot 14 futbollistë nga 18 që janë lojtarë të rinj të afruar rishtazi. Gjithsesi kjo ishte vetëm një ndeshje, në fillim të kampionatit dhe për shkak të kësaj humbje tonën, nuk mund të them se Skënderbeu fitoi titullin”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Kukësit, Armando Cungu në përfundim të ndeshjes së humbur në Korçë ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-0.

Related posts

Sergio Ramos, lojtari më i ndëshkuar në Europë

Q.Autor

Sarri: Nëse më pëlqen? Preferoj femrat, por edhe ai…

Q.Autor

Milanin e presin 20 ditë ‘ferri’. Ja sfidat e ‘nxehta’ në Kupën e Italisë, Serie A dhe Europa League

Q.Autor

Leave a Comment