Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Afron marrëveshja e Juventus me yllin Dybala, ja data dhe shifrat…

Muaji gusht do të jetë intensiv për Paulo Dybala dhe Juventus.

Palët janë në pritje për të folur për rinovimin e kontratës.

Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2022 dhe po kërkohet një mënyrë për të vazhduar përpara.

Allegri, i sapo kthyer në drejtim të klubit, i ka idetë e qarta mbi numrin 10 argjentinas: do të jetë një pikë kyçe e skuadrës.

Sipas La Gazzetta dello Sport, mebaxheri Jorge Antun ka zbarkuar në Itali të shtunën e kaluar, por para se të takohet me drejtuesit juventinë do të duhget të kalojë një karantinë 10 ditore të detyrueshme për ata që vijnë nga Argjentina. Karantina do të mbarojë më 4 gusht dhe palët do të mund të nisin negociatat.

Nga sa mësohet, oferta e Juventus për Dybala do të jetë për një zgjatje të kontratës prej 3 ose 4 vite me 10 milionë euro në sezon plus bonuse të mundshëm.

Related posts

KARIKATURA E DITËS/ RONALDO nuk ka shënuar GOL sepse s’ka goditur PENALLTI (FOTO)

Isa.Autor

NDRYSHOJNË “FYTYRË” NË FAZËN E DYTË/ Mesfushori i Milanit: Gatuzo u tregua i palogjikshëm, por të gjithë do…

Delo.autor

DEL E VËRTETA/ SHERRI pas ndeshjes: PAMJET E REJA tregojnë se McGregor ka goditur…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment