Futboll Shqipëri Sport

DASHURIA PËR FANELLËN/ Karabeci bën “paqe” me Ze Marian, ka dy fjalë edhe për MUKËN

Erando Karabeci u rikthye në formacion dhe Tirana fitoi. Mesa duket, trajneri Ze Maria e ka kuptuar se kapiteni duhet në fushë, jo në stol, sepse kjo ndikon edhe te pjesa tjetër e skuadrës. Vetë futbollisti veteran bardheblu, pas fitores së sotme ndaj Kastriotit, u ka dhënë përgjigje mjaft pikëpyetjeve të krijuara rreth tij në media, sidomos kohët e fundit:

“Fitorja e sotme na gëzon, duke pasur parasysh se vinim nga disa ditë të vështira. Nuk është e thjeshtë të humbësh një derbi, siç na ndodhi ne me Partizanin. Dihej që ditët në vijim do të ishin të vështira për çunat, pasi derbi është i tillë, po nuk arrite sukses, nuk përballohet mirë.

Ne lojtarët kemi qëndruar me njëri-tjetrin shumë, hëngrëm edhe një drekë bashkë, kemi folur situatën, për vazhdimësinë. Kemi konkluduar se na nevojitej qetësi e përqendrim për të dhënë maksimumin, sepse jemi vërtet larg pritshmërive si grup. Normalisht, sot primare ishte fitorja e ekipit, jo aktivizimi im.

Patjetër që gëzohem, kur jap kontributin tim në fushë. Situata ime në javët e fundit? Është krijuar kjo lloj situate, e cila është fryrë shumë nga mediat. Nuk jam ndjerë mirë. Kjo e ka prishur pak ambientin në ekip, ndaj ndihem përgjegjës që emri im është bërë shkak për këtë gjë.

Raporti me Ze Marian? Kam 10 vite te Tirana, mund të kem ndërruar rreth 20 trajnerë e nuk kam pasur kurrë probleme. E kam bërë punën time në maksimum. Le t’ia lëmë të kaluarës gjërat, jam sqaruar me trajnerin. Dua të vazhdoj përpara dhe të kemi sa më shumë suksese.

Prononcimi i Mukës për mua? Unë kam shumë respekt për Devi Mukën, kam mësuar shumë nga ai, por brenda fushës. Jashtë fushe, sikurse dihet, ai ka qenë tip, që nuk i përballonte qetë situatat. Por, më bëhet qejfi që më ka vlerësuar.

Ai e ka thënë si vlerësim, meqë e mendonte se nuk më kishin vlerësuar te klubi. Por, ne jemi profesionistë dhe dimë si t’i zgjidhim gjërat, jo duke u larguar nga Tirana. Nuk kam pse të gënjej, çdo lojtar, kur nuk luan, mërzitet. Por, siç e thashë, çdo gjë është sqaruar tashmë”.

Related posts

E KONFIRMON VETË SPONSORI XHAFERI/ Zbulohen 3 objektivat e Vllaznisë në merkato

Delo.autor

ÇMENDET PEREZ/ REALI kërcënon Serinë A me 200 milionë euro për DY SUPER lojtar

Isa.Autor

ELIMINIMI NGA KUPA E SHQIPËRISË/ Trajneri Gjyla: Objektivi ishte paraqitja dinjitoze dhe…

Delo.autor

Leave a Comment