Futboll Seria A Sport

DEDIKIMI EMOCIONUES/ Biraghi, një gol për ASTORIN dhe për Euro 2020

Një gol në shtesë është gjithnjë i veçantë dhe festohet jashtëzakonisht kur vlen tre pikët, por goli i shënuar nga Cristiano Biraghi të dielën në mbrëmje në Poloni ka pasur vlerë të jashtëzakonshme për Italinë, sepse evitoi rrezikun e zbritjes nga Liga A në Ligën e Kombeve, çka vlen shumë për të ardhmen.

Një gol i veçantë edhe për Biraghi-n, i cili festoi me duart nga qielli, duke formuar numrin 13, atë të ish-kapitenit të Fiorentina-s, Davide Astori, i ndarë nga jeta pak muaj më parë për një atak kardiak. “Golin ia kushtova kapitenit tim, sepse është falë tij dhe mësimeve të tij që jam tashmë në kombëtare”, tha mbrojtësi 26-vjeçar pas ndeshjes.

Ndërkaq, Italia do të luajë ndaj Portugalisë ndeshjen e fundit në grup duke e ditur se fitorja mund ta kualifikojë, nëse Portugalia nuk fiton në shtëpi ndaj Polonisë.

NATIONS LEAGUE 2019 – Për të fituar grupin duhet fitore në San Siro ndaj Portugalisë, por që nuk do ketë vlerë nëse portugezët fitojnë ndaj Polonisë. Nëse kjo e fundit merr rezultat në Portugali, atëherë ndryshon gjithçka për skuadrën e Roberto Mancini-t. E vështirë, por jo e pamundur, me fazën finale të Ligës së Kombeve që do të luhej në Itali në 5-9 qershor të vitit të ardhshëm.

EURO 2020 – Fitorja në Poloni zgjidhi një problem të rëndësishëm: Italia mbetet në fashën e parë në shortin e 2 dhjetorit në Dublin, ku do të përcaktohen grupet kualifikuese për Euro 2020. Nuk është e thënë që shorti të jetë i lehtë, por zor se do të përsëritet një grup si ai i Botërorit, me Spanjë e Itali në një grup.

BOTËRORI 2022 – Korrikun e ardhshëm do të hidhet shorti për kualifikueset e Botërorit 2022. UEFA i ka kërkuar FIFA-s që Nations League të shërbejë si kriter për të përzgjedhur kokat e serive, çka do ta shtonte rëndësinë e Ligës A në Nations League. Nëse ky propozim aprovohet, Italia është kokë serie edhe në kualifikueset e Botërorit 2022. Në të kundërt, do të duhen disa fitore rresht për të ngjitur shkallët e renditjes botërore.

Related posts

PËRTEJ FUSHËS SË FUTBOLLIT/ Tifozet seksi në garë me njëra-tjetrën në “EURO 2020”, kryeson modelja ruse (FOTO)

Delo.autor

Costacurta: Icardi-Higuain? Jo, në derbi do të shënojnë këta futbollistë

Isa.Autor

TRONDITET FUTBOLLI SHQIPTAR/ Ndërron jetë në moshë të re talenti i Skënderbeut….

Delo.autor

Leave a Comment