Futboll Premier League Sport

FITORJA ME GOLEADË NDAJ LEICESTER/ Guardiola: Ndeshje e çuditshme, u bë e rrezikshme për ne

Mançester Siti arriti një fitore fantastike në shtëpi kundër një kundërshtari të fortë si Leistër me shifrat 6-3. Për ekipin e “qytetarëve” nuk munguan elozhet nga trajneri i tyre, Pep Guardiola.

“Ishte një ndeshje e Boxing Day. Ishte bukur të shihje një ndeshje të tillë që na mundësoi tre pikët. Rastet që krijuan dhe golat e shënuar erdhën nga kualiteti i lojtarëve që kemi në ekip. Asnjë trajner ose taktikë nuk mund të funksionojë me lojtarë pa kualitet.” u shpreh spanjolli në një intervistë për BBC Sport.

Gjithashtu, Guardiola foli dhe për performancën e kundërshtarëve teksa tha: “Ishte e çuditshme. Edhe pse ishim në kryesim 4-0 në pjesën e parë, ata krijonin raste të rrezikshme. Ata gjithashtu kanë shumë kualitet. Mund të them se janë ekspertë në kundërsulme. Leistër e ndryshoi lojën në pjesën e dytë. Ata u afruan shumë. Ndeshja u bë shumë e rrezikshme për ne. E dija që ndeshja nuk kishte përfunduar. Por me lëvizjet e duhura, ne arritëm ta fitonim sfidën”, deklaroi spanjolli.

Related posts

Juventus-Milan, ja çfarë thonë numrat për supersfidën e Serie A

Sadik.Autor

Rummenigge takohet me përfaqësues të Realit, nuk do ta besoni për çfarë u diskutua

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Holanda “shkatërron” Turqinë me goleadë, Depay shkëlqen me tripletë

Delo.autor

Leave a Comment