Futboll La Liga Sport

E RRALLË/ “El Clasico” pa MESSIN dhe RONALDON për të parën herë pas 11 viteve

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk do të luajnë në El Clasico-n e fundjavës, për të parën herë që prej vitit 2007. Transferimi i Ronaldo-s nga Real Madrid tek Juventus për 120 mln euro do të thoshte se ndeshja e 28 tetorit do të ishte Clasico e parë pa të pas nëntë viteve.

Por edhe Messi do të mungojë pasi kapiteni i Barcelona-s ka pësuar një frakturë në krah gjatë fitores 4-2 të Barça-s në La Liga ndaj Sevillas. Messi përgatiti golin e Coutinho-s përpara se të shënonte vetë golin e dytë në Camp Nou.

Por sulmuesi argjentinas duhet të zëvendësohej pak minuta më vonë pasi dëmtoi krahun e djathtë. Ai u zëvendësua nga Ousmane Dembele.

Barça ka konfirmuar se ai do të qëndrojë rreth tre javë larg fushave. El Clasico i radhës do të ketë një pamje komplet ndryshe, duke i dhënë fund erës Messi-Ronaldo.

Related posts

Udinese interesohet për mbrojtësin e Milanit

Sadik.Autor

Emily Ratajkowski “çmend” fansat në rrjetet sociale

Sadik.Autor

MPOSHTEN NË “OLIMPICO”/ Lazio i shkakton “Zonjës së Vjetër” humbjen e parë

Delo.autor

Leave a Comment