Futboll La Liga Sport

DEKLARATA BEFASUESE/ Griezmann: “TOPIN E ARTË” dua ta fitoj vetëm me fanellën e…

Sulmuesi francez Antoine Griezmann është pse kërkohet nga skuadrat më të mëdha të Europës vazhdon të luajë me spanjollët e Atletco Madrid. Ai ka refuzuar shumë oferta, por për francezin ka një arsye: “Ëndrra ime është të shkruaj historinë e Atletico, që të fitoj Topin e Artë me fanellën e këtij ekipi”, thotë Griezmann.

Viti 2018 ka qenë i jashtëzakonshëm për sulmuesin francez, që fitoi Europa League me skuadrën e Atletico dhe më pas Kupën e Botës me kombëtaren e “gjelave”. Kjo e ka futur atë në listën e 30 kandidatëve për fitimin e Topit të Artë. “Më në fund fati dhe futbolli po nisin të më buzëqeshin edhe mua”, tha sulmuesi 27-vjeçar.

Në një intervistë për “Marca”, ai ka pranuar se e dëshiron Topin e Artë dhe se ky mund të jetë viti i duhur për ta bërë ëndrrën realitet. “Do të më pëlqente të kisha një muze me trofetë dhe fanellat e mia. E mes trofeve do të ishte edhe Topi i Artë. Synoj që këtë titull ta marr me fanellën e Atleico, që është në zemrën time”, u shpreh Antoine Griezmann.

Related posts

“STËRVITEM ÇDO DITË PËR T’U PËRMIRËSUAR”/ Portieri Trubin: Nuk jam Donnarumma i Ukrainës. Inter dhe Milan nuk…

Delo.autor

INTERI KA PREKUR FUNDIN/ “Zikaltërit” mposhten nga Bologna, Spalleti rrezikon…

Delo.autor

Mesfushori i Manchester United mund të shkojë te Chelsea

Sadik.Autor

Leave a Comment