Futboll La Liga Sport

Kritikoi ASHPËR MESSIN/ Vjen kundërpërgjigjja: MARADONA është një INJORANT

Momenti pozitiv që po kalon Dorados de Sinaloa në kampionat, mesa duket e ka bërë Diego Maradona-n shumë euforik. Pas deklaratës që bëri më herët në mbrojtje të Lionel Messit, ku i kërkonte të mos kthehej në kombëtare sepse ata nuk e meritonin, jo më larg se dje 57- vjeçari ka bërë një tjetër deklaratë, sipas së cilit ylli argjentinas nuk është një lider.

“Për mua është e vështirë të flas, por e shoh të padobishme përpjekjen që të bëjmë udhëheqës një njeri, që shkon në tualet (banjo) 20 herë para një loje. Messi është Messi në Barcelonë dhe Messi është Messi duke luajtur me Argjentinën. Nëse do të isha unë trajner i Argjentinës, nuk do ta llogarisja më Messin, por kurrë mos thuaj kurrë”, tha më herët “Dora e Zotit”.

Lidhur me një prononcim të tillë, kushëriri i 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Emmanuel “Maxi” Biancucchi, i cili është gjithashtu një futbollist, (me një karrierë jo shumë të suksesshme) ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” duke i dalë në mbrojtje familjarit të tij.

“Të diskreditosh Messin është injorancë. Është e trishtueshme të shohësh një njeri që mendon se është lider të flasë për atë që është lojtari ynë më i mirë dhe që do të vazhdojë të jetë i tillë për një kohë shumë të gjatë. Nëse e doni ekipin aq sa thoni, duhet të jeni të bashkuar drejt një qëllimi të përbashkët: rindërtimi i kombëtares”, shkruan Biancucchi.

Related posts

TEKNIKU FLICK DREJT LARGIMIT/ Bayern gjen trajnerin e ri, por ekipi i tij kërkon shumën e “çmendur” prej…

Delo.autor

SEKRETI I MESSIT NË 5 MITUTAT E PARA TË LOJËS/ Gjithçka zbulohet nga një… libër

Delo.autor

REAL MADRID-INTER/ Inzaghi i beson dyshes Lautaro-Dzeko, Ancelotti me ndryshime (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment