Futboll Seria A Sport

DEKLARATA BEFASUESE/ LIPPI: Titulli në Seria A? Nuk shoh ndonjë skuadër që mund të rivalizoi…

Ish-trajneri i Juventusit, kampion bote me Italinë në vitin 2006, Marcello Lippi, është pyetur mbi rivalitetin në Seria A, sidomos sa i takon titullit. “Gara për “scudetto”? Ndjenja është se kemi të bëjmë me një rrugë të gjatë, se kështu ndodhi edhe sezonin e kaluar.

Ka mendime se janë rritur edhe skuadra si Interi, Roma, Milani, Lazio, Fiorentina dhe të tjerë, por pavarësisht nga përvoja, mençuria dhe aftësia e Ancelottit, Juventusi është ende shumë më i fortë se të tjerët. Unë mendoj se lufta për titull tashmë ka mbaruar”, – përgjigjet Lippi, i cili është i bindur për këtë.

Ai foli për superfuqinë e ekipit bardhezi në mikrofonat e “Radio Anch’io Sport”, në “Rai Radio1”, ku shtoi: “Nëse kjo Juve është më e fortë ndonjëherë, madje edhe se e imja? Siç e dini, ju duhet të ëndërroni një sfidë mes dy toskanëve në stol dhe shumë kampionëve në fushë. Përherë, Juventusi ka qenë një ekip i fortë, para meje ishte ai i Trapattonit”.

Një shaka për Cristiano Ronaldon: “Nuk është asgjë e habitshme për mua, e kam pritur kështu. Ronaldo mbetet një profesionist i madh dhe, si kampion që është, luan me inteligjencë dhe përulësi. Ai e vuri menjëherë veten në dispozicion të ekipit të ri të madh.

Nuk prisja që ai të largohej nga Real Madridi, por Juventusi ishte në kërkim të tij dhe e bindi me historinë e madhe që ka si klub. Ju e shihni çfarë ndikimi ka një kampion si Ronaldo në krejt Seria A, në mbushjen e stadiumeve me tifozë. Ronaldo e kishte në zemër Juventusin, e ka thënë edhe vetë, ndaj besoj se kjo zgjedhje i tij kalon përtej dëshirës për të fituar shumë para”.

Related posts

E PABESUESHME NË ANGLI-RUMANI U-21/ Sfida e “çmendur” në Grupin C, shënohen 6 gola në 15 minutat e fundit

Delo.autor

“SFIDË E VËSHTIRË KUNDËR LAZIOS”/ Conte: Jo më kot ka fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë…

Delo.autor

PRAPASKENA/ Zbulohet pse skuadrat e Manchesterit nuk blen VIDALIN, ka DËMTIM në…

Isa.Autor

Leave a Comment