Futboll Sport

DEKLARATA TRONDITËSE/ Stafi i KHABIB u fut në OKTAGON për të VRARË Mc GREGOR (VIDEO)

Triumfi i Khabib Nurmagomedov të shtunën e 6 tetorit është fshirë nga memoria e shumë sportdashësve, pasi dhuna që shpërtheu pas fitores së rusit ndaj Conor McGregor ia ka marrë të gjithë vëmendjen. Kështu, 10 ditë më vonë, një deklaratë bombastike ka ardhur nga një tifoz i cili u përfshi në dhunën që shpërtheu në “Oktagon” në “T-Mobile Arena”.

David Martin, tifoz i McGregor ka pohuar se është ngjitur në ring dhe synimi i tij ishte që t’i dilte zot patriotit të tij, pasi zemërimi i stafit të Nurmagomedov ishte i madh dhe mund t’i kishte shkaktuar atij vdekjen.

“Nuk do të thosha se adrenalina ishte ajo që më bëri të reagoj,”- tha Martin për USA Today. “Mendova se Rusia po sulmonte Irlandën. Mendova se një grup rusësh po kërcënonin dhe ky djalë [McGregor] ishte i lodhur dhe i rraskapitur nga lufta dhe po sulmohej nga ajo që mendoja se ishin një bandë e tifozëve rusë. E ndjeva për të hyrë në ring dhe për të dalë në mbrojtje të patriotit tim. Mendova se vendi im kishte nevojë për mua dhe unë i dola zot”, shtoi Martin, i cili është Drejtori i Përgjithshëm i një kompanie që punon me UFC.

“Në realitet, nëse ai djali që hyri në ring për të goditur Conor do e godiste në zonën e pasme të kokës, kjo mund të kishte qenë një goditje fatale dhe Conor mund të kishte vdekur.”-përfundoi Martin.

Related posts

HAJDUTËT PO BËJNË KËRDINË/ Talenti italian merr masat. Shpenzon 30 mijë euro për të blerë… dy qen

Delo.autor

Merkato dhe miliona, ja pesë dështimet e Milanit këtë sezon

Q.Autor

LAZIO LË TË LIRË ELSEID HYSËN/ Mbrojtësi gjen akordin me klubin e ri

F.autor

Leave a Comment