Futboll La Liga Sport

DEKLARATAT KONTRAVERSE/ MARADONA pendohet për SULMET ndaj MESSIT, do t’i…

Vetëm 4 ditë më parë legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona sulmoi ashpër yllin aktual të “albiçelestëve”, Lionel Messin.

“Nuk mund të jetë lider një person, që shkon mbi 20 herë në banjë, para çdo ndeshjeje”, deklaroi Maradona, duke “shigjetuar” Lionel Messin, i cili ka qenë lideri dhe kapiteni i Argjentinës, kohët e fundit.

Gjithsesi sot ka reaguar avokati i Maradonës, i cili ka thënë se Diego është ndjerë keq nga deklaratat që ka lëshuar dhe se do të telefonojë Messin, për t’i kërkuar ndjesë.

“Ai nuk ka dashur të sulmojë Messin, por të evidentojë faktin që ndaj tij po ushtrohet shumë presion, ndaj edhe ka folur në atë mënyrë. Gjithsesi tashmë është ndjerë shumë keq që kjo është interpretuar në këtë mënyrë, ndaj do të telefonojë Messin, për t’i kërkuar falje”, deklaroi avokati i Maradonës.

Related posts

E DONTE FLAMURTARI/ Kaleb Ekuban prezantohet tek KLUBI I MADH TURK

Isa.Autor

NGA SHIU NË BRESHËR/ Si sulmuesi Bullari humbi Kombëtaren dhe shansin për të luajtur në Angli

Delo.autor

Kessie: Dua të arrij vetëm sa gjysma e asaj që ka arritur Gattuso

Q.Autor

Leave a Comment