Futboll Ligue 1 Sport

“KEMI EKIP ËNDRRASH”/ Leonardo: Nuk ka më justifikime për Champions-in

Te PSG, nuk është më mister, kërkohet medoemos fitimi i Champions League për të hyrë me të drejtë në librat e historisë së futbollit. Leonardo, drejtori sportiv i klubit francez, e di mirë këtë, ndaj shpjegon se nuk ka shumë kohë për të arritur atë hap vendimtar:

“Kur shikon skuadrën e PSG thua se të bën të ëndërrosh. Ne përfaqësojmë diçka unike në botë. Njerëzit flasin shumë, por për dhjetë vite askush nuk e ka atë që kemi ne. Pjesa e fundit sigurisht që mungon dhe mendoj se do të ndodhë…

Ne duhet ta kapërcejmë idenë e mosfitimit kurrë të Champions League, duhet të punojmë fort në planin mendor. Nuk shoh asnjë kufi. Është e vërtetë që nuk kemi palmaresin e disa skuadrave, por kemi strukturën, cilësinë dhe organizimin e duhur”.

Related posts

DOLI NGA FUSHA E LOJËS/ Pas kësaj videoje nuk do ta urreni më Neymarin (VIDEO)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Qëllohet gabimisht çiklisti, familjarët befasojnë me reagimin e tyre

Isa.Autor

Trajneri i ri zgjidhet të enjten/ Zbuloni emrat që janë në garë për stolin e Realit

Sadik.Autor

Leave a Comment