Futboll La Liga Sport

DEL E VËRTETA/ ZIDANE nuk i intereson Man United, ai ka një ëndërr BRILANTE

Pasi mori vendimin të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit të kaluar, tekniku francez po kalon kohë me familjen në Madrid. Zinedine Zidane nuk duket i shqetësuar nga thashethemet e një rikthimi në stol.

Emri i tij është përmendur me klubin e Premier League Manchester United. Por sipas të afërme të tij, deri tani ai nuk ka pasur asnjë kontakt me Djajtë e Kuq.

Atij nuk i pëlqen ideja të ulet në stolin e një ekipi me probleme në mes të sezonit. Gjithashtu, fakti që nuk di anglisht është një tjetër pengesë.

Ai ka vetëm një ekip në mendje për rikthimin e tij. Pikërisht Juventus. Një klub ku ai ka luajtur si lojtar dhe që ka ëndërr të trajnojë, ashtu si Real Madrid.

Related posts

ZBULON SE SI NISI RRUGËTIMIN NË BOTËN E FUTBOLLIT/ Rrëfimi emocionues i Kean: Ja si më ndryshoi jeta…

Delo.autor

GAFA E PAFALSHME E HANDANOVIC NDAJ JUVENTUS/ Inter hidhet në sulm për një portier të ri. Ja të preferuarit e klubit…

Delo.autor

NDESHJE E ÇMENDUR/ Supergol nga Batha, Torassa shkelmon Kukësin

F.autor

Leave a Comment