Futboll Ligue 1 Sport

SPEKTAKOLAR/ NEYMAR barazon KAKANË: Radhën e ka REKORDI I RIVALDOS

Për PSG-në përballja kundër Yllit të kuq të Beogradit u kthye në një festë të vërtetë, ku ata bombarduan serbët me 6 gola. Tri prej tyre i realizoi Neymar, i cili u filmua duke i pëshpëritur diçka në vesh trajnerit të tij, Thomas Tuchel. Gazetarët u bënë kureshtarë dhe e pyetën braziianin se çfarë i tha në përfundim të takimit. Dhe Neymar u tregua i sinqertë: “Unë i thashë, mos më nxirr nga loja, jo,jo,jo. Por bëra shaka, sepse unë kam shumë afrimitet me të. Njerëzit flasin shumë, por ishte në fushë, Unë gjtihnjë dua që të luaj 90 minuta.”, tha Neymar.

Ylli i PSG-së barazoi Ricardo Kaka-në si braziliani i ytë që ka shënuar 30 gola në Ligën e Kampioneve. Tani ai synon që të arrijë Rivaldo-n, i cili shënoi gjatë karrierës së tij 31 gola. “Të dy janë ikona. Rëndësia e Kaka-së në botën futbollit qe shumë e madhe. Janë dy idhuj të mëdhenj të brazilianëve. Jemi të lumtur që ata janë brazilianë. Vetë gëzohem që barazova rekordin e tij. Të dy i respektoj mjaft. E gjithashtu jam i lumtur që ndihmova ekipin tim”,

Neymar nuk do që ta humbë përqendrimin në kompeticionin që drejtuesit e PSG-së e duan shumë që ta fitojnë, Ligën e Kampioneve. “Që pra nisjes së Championsit, njerëzit e dinin që ne kemi mundësinë ta fitojmë. Nuk duhet pasur shpresa te individët, por vetëm te ekii. Kemi punë përpara, njerëzit duan që ne të përmirësohemi vazhdimisht, në çdo takim”, e mbylli ai, duke shtuar se topin e takimit e mori me vete për ta vendosur në muzeun e tij personal.

Related posts

ANDORRA-SHQIPËRI/ Edi Reja kërkon fitoren, i beson dyshes së sulmit Cikalleshi-Manaj (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ÇËSHTJA “PLESHTI” VAZHDON/ Befason babai i Messit: Im bir mund të qëndrojë tek Barcelona deri…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Tripleta me Barcelonën i hap dyert e karrierës, pistë e re në Serinë A për Rei Manajn

Delo.autor

Leave a Comment