Futboll Seria A Sport

DERBI INTER-MILAN/ Pragmatizmit i Spallettit me ICARDIN apo GRINTA e Gattusos me HIGUAIN

E diel 21 tetor, e gjithë bota ndalet pasi në “ La Scalen” e futbollit aktorët do të jenë 22 futbollistët që historikisht kanë reklamuar një panoramë që ka ndihumuar për ta bërë sa më popullor këtë sport anekand botës. Kemi hyrë në javën e derbit më të madh në botë, luhet panoramikja Inter Milan. Në njërën anë imazhet që janë stampuar në memorien e këtyre fanellave të lavdishme janë Meazza, Fenomeni Ronaldo, në spondën tjetër Riviera, Van Basten e Maldini.

Prej vitesh çuditerisht ky duel nuk luhet për titullin kampion nuk luhet as për një kualifikim për në finalen e Championisit (2003), por për një biletë në trofeun me veshë të mëdhenj.  Ky sezon filloi me premtime të mëdha nga drejtues, trajnerët, lojtarët e të dy ekipeve respektiv e megjithatë klasifikimi momentalisht nuk i jep të drejtë për shkak se Juventusi po zhvillon një kampionat më vete duke regjistruar vetëm fitore. Në fund të fundit nuk ka rëndësi në një derbi si ky ndodh në tabelën e klasifikimi përt të mos përmendur faktin se në fund kanë fituar ato që nuk janë nisur favorit.

Inter-Milan ose luftë dhe sakrificë për të nderuar ngjyrat e fanellës që mbartin. Icardi apo Higuain, Donarumma apo Handonovic, Romanjoli apo Skriniar. Shumë duele, grintë, tension dhe në fund ato që fitojnë gjithmonë janë tifozët.

Interi kërkon revanshim pas 4 fitoreve radhzi për tu konfirmuar si skuadra anti-Juventus. Ekipi i drejtuar nga Liciono Spalletti ka aktualisht emra cilësor të cilët fare mirë mund të luftojnë për titullin kampion. Mbrojtjet solide, mesfushë intensive dhe sulm vrastar nënkuptojnë të paktën një sezon të madh për zikaltrit.

Ndërkoh Milani i Gattusos prej 1 muaji ka rilindur duke u frymzuar nga golat e Higuainit dhe Susos. Reparti i cili çalon dukshëmn është mbrojtja pasi kuqezinjtë kanë pësuar në çdo takim këtë sezon.

Ndërkohë në vigjilje të “derbit të madoninës” e gjithë vëmendja është fokusuar edhe tek talentet të cilët po konfirmohen si një ardhme e sigurt për 2 ekipet e Milanos. Në njërën anë Lautaro në anën tjetër Cutrone edhe pse të rinjë në moshë kanë një pjekuri të pabesueshme para portës duke shërbyer shpesh herë si protagonist.

Garë të “etur” ka edhe mes dy trajnerëve. Spalletti një takticien ku i intereson rezultati sesa loja dhe Gattusso i cili preferon një ekip solid dhe spektakolar. Këto janë precedentët këto janë shifrat dhe bilanecet por tapeti i “San Siros” do të tregoi nëse do fitojë pragmatizmi apo futbolli intensiv.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Suedia u mund në mënyrë dramatike, trajneri Andersson gjen zgjidhje

Sadik.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Cagliari-Milan. Rezultati 0-2

Delo.autor

INTER NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Oliver Giroud mbetet i preferuari i Contes, ja opsioni i vetëm

Delo.autor

Leave a Comment