Futboll Premier League Sport

ZGJOHET NË MERKATON E VERËS/ Tottenham gati 72 milionë euro për yllin francez…

“Gjumi letargjik” në merkato për Totenhemin ka marrë fund. Pas më shumë se një viti kalendarik, pa asnjë blerje, skuadra londineze e ka ndarë mendjen të bëjë një goditje të kushtueshme.

Siç raporton “L’Equipe”, Totenhemi ka rënë dakord në çdo gjë me Lionin dhe mesfushorin e saj Tangui Dombele. Tashmë pritet të rregullohen detajet e marrëveshjes, pasi akordi është gjetur.

Londinezët do t’i japin 72 milionë euro Lionit, e cila mbetet e kënaqur nga një shifër e tillë. Ndombele, është 22-vjeç dhe në Francë, cilësohet si “Kante” e ri. Ai deri tani me kombëtaren ka luajtur katër ndeshje, një arritje kjo për të, duke marrë parasysh konkurrentët, që ka në skuadër.

Për mesfushorin francez, kanë qenë të interesuara dhe klube të tjera si Juventusi, PSG-ja, Reali, por asnjë nga skuadrat nuk dha një shumë të tillë.

Related posts

Nis takimi i Grupit G, Anglia kërkon biletën e fazës tjetër ndaj Panamasë

Sadik.Autor

PAS PËRFUNDIMIT TË SEZONIT 2018-19/ UEFA publikon renditjen: Ja klubi më i mirë në Europë, shokues pozicioni i Milanit

Delo.autor

Manchester United, vendi i dytë kalon nga Bournemouth…

Sadik.Autor

Leave a Comment