Futboll La Liga Sport

Dështimi i shtirur i yllit brazilian, senatorët e REALIT e TALLIN “Vinicius Maradonën”

Pritshmëritë mund të peshojnë shumë, veçanërisht kur dëgjon të të quajnë “Maradona” që në moshën 18-vjeçare dhe mban veshur fanellën e Real Madrid. Një trajner i ditur do të synonte gjithmonë të ruante futbollistët e tij të rinj nga disa lloje pritshmërish, edhe sepse ndonjë performancë disi shumë e dobët mund të djegë futbollistin. Një rast i ngjashëm është edhe ai që ka për protagonist fenomenin Vinicius Jr, i mbërritur bujshëm te Real Madrid gjatë merkatos së verës. Një talent që ndonëse ka vlerësimin e shumë tifozëve, duket se nuk ka arritur të fitojë vlerësimin dhe zemrën e shokëve të skuadrës së tij.

Braziliani isi një sezon të mirë me Castilla të Real Madrid, skuadrën e dytë të Los Blancos. Pesë ndeshje, katër gola dhe një assist. Në çdo kontekst tjetër, një futbollist me të tilla statistika do të ishte një vlerë e shtuar shumë e rëndësishme për grupin, por mesa duket, në Madrid nuk funksionon njëlloj. Referuar “Sport”, kontigjenti i ekipit të parë të Real Madrid nuk duket ende i bindur të përqafojë dhe pranojë brazilianin, që mësohet se është arsyeja e radhës e humorit të keq në radhët e Los Blancos. Janë të gjithë ekstremisht të bindur nga cilësitë e djaloshit, të konfirmuara edhe nga paraqitjet me ekipin e dytë, por duket se kolegët e tij më të vjetër, besojnë se ‘Vini’ nuk është ende gati për hapin e madh.

Referuar raportimeve në “El Chiringuito” braziliani është etiketuar në dhomat e zhveshjes si “Vinicius Maradona”, mbase për vetëvlerësimin e lartë të shfaqur në periudhën e parë në Bernabeu. Një mënyrë mbase për t’i mësuar se është më mirë të qëndrosh me këmbët në tokë. Ndërkohë, nëpër rrjetet sociale, tifozët shfaqen të paduruar ta shohin në vijimësi te ekipi i parë. Vetëm 12 minuta në total për Vinicius Jr. të ndara në dy ndeshje dhe rreziku është që braziliani të kalojë tërësisht në plan të dytë, me grupin e senatorëve që po bëjnë të pamundurën për ta aneksuar atë.

Related posts

ANALIZON SFIDËN TIRANA-DINAMO/ Mema: Derbi mu duk si ndeshje kontrolli, “Bardheblutë dominuan në…

Delo.autor

KËRKOHEJ NGA BARCELONA DHE MANCHESTER CITY/ Ylli i Ajax arrin marrëveshjen për të kaluar tek gjigantët gjerman…

Delo.autor

PAS KUMBJES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Shehi: Më vjen keq se prodhojnë shumë, por në…

Delo.autor

Leave a Comment