Futboll Seria A Sport

PËSOI NJË KRISJE ME SHOQËRINË “SUNING”/ Ish-sulmuesi i Interit sulmon familjen Zhang: Nuk kanë paguar ende…

Ish-sulmuesi i Interit, Eder, ka sulmuar përsëri ashpër pronarët kinez të Interit, familjen Zhang duke i cilësuar këta të fundit si të “babëzitur” dhe që nuk u interesojnë futbollistët, por vetëm paratë.

Sulmuesi italian pësoi një krisje me shoqërinë “Suning” që kur skuadra e tyre që luan në Kinë, Jiangsu, falimentoi nga problemet ekonomike.

Kur thashë që shpresoj të mos ndodhë edhe me Interin e njëjta situatë  e thashë sepse si tifoz, nuk doja të ndodhte ajo që na ndodhi neve me Suning. Pasi fituam kampionatin, kinezët hodhën poshtë një punë të shkëlqyer bashkë me stafin dhe menaxherët.

Dhe tani tek Interi ata po hedhin poshtë një punë të shkëlqyeshme të bërë nga Mister Konte, sepse 100 milion euro duhet të futen në xhepat e tyre. Futbolli dhe punonjësit nuk u interesojnë. Thjesht mendoni se ata nuk kanë paguar për 8 muaj punonjës që marrin nga 800 euro në muaj”, e mbylli fjalën e tij Eder.

Related posts

Ronaldo nuk ka faj/ Vështirësitë janë te Real Madrid ..

Q.Autor

“GRUPI KUALIFIKUES? NUK KA MË DIFERENCA TË MËDHA”/ Gjasula: Kemi detyrë të fitojmë ndeshjen e parë, t’i marrim gjërat…

Delo.autor

TIRANA-APOLONIA/ Kombinim fantastik Batha-Muçi, “Bardheblutë” hipotekojnë fitoren (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment