Futboll La Liga Sport

STATISTIKAT/ Nga shiu në breshër: Real dhe Barcelona humbasin qendërsulmuesit

Real Madrid kalon nga shiu në breshër, i përfshirë nga një krizë loje dhe rezultatesh. Nga infermieria vijnë lajme të këqija për Karim Benzema. Sumuesi i “Los Blancos” ka pësuar një tërheqje në kofshën e djathtë dhe do të qëndrojë për 45 ditë larg fushave të lojës.

Një problem shumë i madh për trajnerin Julien Lopetegui, që kishte probleme pikërisht në gjetjen e golit.09Ndoshta tani do të ndjejnë edhe më shumë mungesën e Cristiano Ronaldo.

Ndërkohë, “gjigantja” tjetër në Spanjë, Barcelona nuk do të ketë Luis Suarez për dy ndeshjet e Champions League kundër Inter, më 24 tetor dhe 5 nëntor, si dhe për ndeshjen “El Clasico” ndaj Real Madrid më 28 tetor.

Sulmuesi uruguaian ka probleme në gjurin e djathtë dhe puna për riaftësimin e tij, për të shmangur operacionin, kërkon pushim absolut nga ndeshjet.

Lajmi është konfirmuar nga stafi katalanas.

Related posts

LIVE/ Tirana-Partizani: Starton pjesa e dytë, ja lëvizja e parë e Gegës

Delo.autor

PANUCCI “FËRKON DUART”/ Grezda shënon golin e parë për skocezët e Rejnxhërsit

Isa.Autor

Bayern nuk di të ndalet, fiton edhe ndaj Leverkusen

Q.Autor

Leave a Comment