Futboll La Liga Sport

DHURATA E ÇMENDUR e “El Loco”/ Bielsa i blen një HOTEL skuadrës së MESSIT

Kush beson se Marcelo Bielsa njihet nga të gjithë si “El Loco” pa asnjë arsye të vlefshme, bën mirë të ndryshojë mendim. Trajneri argjentinas, aktualisht në drejtim të Leeds, është i famshëm për çuditë e tij: domosdoshmëria për t’u ulur buzë fushës mbi një kovë të kthyer përmbys (duhet të jetë me ngjyrë blu), vëmendja ndaj detajeve, por edhe tendenca për të thënë gjithmonë atë që mendon pa menduar shumë për diplomacinë dhe as për pasojat që vijnë nga deklaratat e tij.

Një situatë kjo që çon te dy mundësi, për sa i takon perceptimit që bota e jashtme ka për të: Bielsa adhurohet ose urrehet. Për momentin, në “Ellan Road”, kanë zgjedhur të bëjnë të parën, por nuk do ta duan kurrë aq sa tifozët (dhe lojtarët) e Newell’s Old Boys.

HOTELI – Siç ka bërë të ditur “Ole”, skuadra e Rozarios, ajo me të cilën është tifoz edhe Leo Messi, do të inaugurojë më 3 nëntor një strukturë të re që do të presë lojtarët para ndeshjeve. Ajo do të jetë e pajisur me kuzhinë, sallë lojërash dhe një sallë video, ku trajnerët si Bielsa do të mund t’i tregojnë lojtarëve filmime përgatitore për ndeshjen. Kosto e operacionit? Dy milionë e gjysmë euro.

Kush i ka paguar? “El Loco”, i cili në fillim ka dhënë idetë e tij në lidhje me karakteristikat e strukturës dhe më pas ia ka dhuruar hotelin klubit për 115 vjetorin e krijimit, që do të festohet në fillimin e muajit të ardhshëm. Në “Estadio Marcelo Bielsa”, duke parë se klubi ia ka dedikuar “Loco-s”, ish-lojtar dhe trajner i kuqezinjve, impiantin ku luan ndeshjet në shtëpi.

INAUGURIMI – Por ka shumë mundësi që Bielsa të mos jetë i pranishëm, sepse 4 nëntorin e ardhshëm Leeds-i i tij do të luajë kundër Wigan-it. Megjithatë, kurrë nuk i dihet me “El Loco-n” dhe nuk do të kishte asgjë për t’u befasuar nëse trajneri argjentinas do t’i kërkonte presidentit Radrizzani një leje të veçantë për të shkuar në Rozario, për të qenë i pranishëm për inaugurimin e qendrës “Jorge Bernardo Griffa” (emër i zgjedhur nga “Loco” në nder të një ish-lojtari të Newell’s).

E pamundur? Jo dhe aq duke njohuir Bielsa-n. Eksperienca e tij e parafundit në stol, ajo në drejtim të Lille, ka përfunduar pikërisht sepse argjentinasi udhëtonte shpesh në Amerikën e Jugut për të qenë afër një miku të sëmurë dhe klubi nuk ishte dakord. Por për “El Loco” disa gjëra kanë më shumë rëndësi se stoli. Kështu, nëse do të dojë të shkojë dhe të shikojë hotelin dhe stadiumin e tij, ndoshta do të ishte më mirë që Leeds ta linte të lirë të shkonte…

Related posts

BARCELONA NË AVANTAZH/ Shënon golin e parë Suarez (FOTO)

Delo.autor

SKANDALI/ PSG dhe Man City do të paditen në BE, nëse UEFA s’i ndëshkon

Isa.Autor

“Dridhet” Barcelona! Real Madridi futet në garë për sulmuesin francez

Sadik.Autor

Leave a Comment