Futboll La Liga Seria A Sport

DIEGO SIMEONE SURPRIZON/ I biri kërkon të trajnohet tek Atletico Madrid por…

Sulmuesi i Fiorentinës, Giovanni Simeone dëshiron të punojë me babanë e tij Diego në Atletico Madrid. 23-vjeçari pranoi se do të ishte mahnitëse të luante për ekipin spanjoll dhe të kishte trajner babain. “Unë kurrë nuk kam pasur shansin për t’u këshilluar nga babai im. Nuk më ka pyetur për mundësinë, por duke luajtur për Atletico do të ishte e mahnitshme”, tha Giovanni për Fox Sports Argjentina. Diego trajneri i Argjentinës? – “Ai gjithmonë thotë se nuk është koha e duhur, por si një lojtar do të doja ta shihja atë trajner të ekipit kombëtar. Unë mendoj se çdo argjentinas do ta donte atë, sepse ai është një trajner i madh”.

Giovanni ka shënuar dy gola dhe dha një asist për Fiorentinën këtë sezon dhe shënoi 15 herë në sezonin e kaluar. Ka shumë klube të interesuar për atë, por një lëvizje në Atletico nuk është jashtë mundësisë. Giovanni ka luajtur nën peshën e mbiemrit, por në mënyrë të qartë ai mendon se nuk do të ishte një barrë për të punuar me babanë e tij. Tottenhama mbetet një nga klubet e interesuara.

Kur Giovanni ishte pjesë e Genoa, Diego deklaroi se ai nuk do t’i komplikonte gjërat duke e nënshkruar me djalin e tij. “Do të ishte një sakrificë shumë e madhe dhe të luash futboll nuk duhet të jetë një sakrificë. Kjo është vetëm një lojë, edhe pse ajo luhet nga profesionistë. Duke menduar për ta parë atë në një nga skuadrat e mia do të thotë t’i japësh atij një përgjegjësi që nuk do të ishte e mirë për të. Giovanni ka cilësitë që më pëlqejnë shumë dhe me përpjekje dhe punë të madhe ai definitivisht do të bëhet një lojtar i madh, por jo me ekipin tim. Ka shumë klube që mund t’i japin mundësi të mëdha”, pati deklaruar trajneri i Atletico, që ka fituar shtatë trofe që nga marrja e punës në vitin 2011.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Talenti i Shpresave firmos me klubin holandez (FOTO)

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Ja kush e bleu “Wembleyn” për 671 milionë euro

Isa.Autor

TRIUMFOJNË KAMPIONËT E ITALISË/ CR7 i dhuron fitoren Juventus me tripletë dhe e ngjit në krye (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment