Futboll Seria A Sport

DIKUR LUANTE PËR MILANIN/ I etiketuar si TALENT, sot bën DJ dhe ka lënë…

Futbollistë të panjohur që largohen ashtu si kanë ardhur. Histori të jashtëzakonshme me të cilat mund të shkruhet edhe një skenar filmi. Lojtarë që pretendojnë se janë talente, video që qarkullojnë në Youtube apo kudotjetër, profile në Linkedin apo edhe thjesht sugjerime menaxherësh. Në fund, thjesht skarcitete…

Sa shumë klube kanë rënë “viktimë” e këtyre transferimeve me parametra zero, që në të vërtetë janë thjesht para të kaluara “dorazi” mes agjentësh dhe drejtuesish klubesh. Mundësi për të përfituar dhe zhvatur para. Mjafton të kesh një post dhe kështu gjithçka bëhet e mundur.

Në Shqipëri, që kur politika për të sjellë shumë të huaj, kryesisht nga Afrika, ka nisur të gjenerojë “pseudolojtarë”, klubet janë mbushur me të tillë. Disa kanë shpërblyer investimin, të tjerë kanë humbur gjurmët. Nëse i ndodh klubeve shqiptare, që sigurisht horizontin e kanë shumë të vogël në botën e “scout”-eve, nuk është ndonjë dramë dhe tashmë jemi mësuar.

Po, kur bëhet fjalë për klube si Juventus, Inter, Milan, Bayern, Real Madrid, Manchester United, Manchester City, PSG, Arsenal, Chelsea, Dortmund, Barcelona e kështu me radhë, atëherë diçka nuk shkon…

Ndryshimi i pronësisë te Milani ka sjellë një frymë të re, por viti i errët me pronarin kinez, Yonghong Li, dhe dyshen drejtuese Mirabelli-Fassone solli jo vetëm shpenzime të çmendura, por edhe disa gabime në merkato…

Histori në fjalë lidhet me një futbollist, që sigurisht vetëm me topin nuk kishte asnjë lidhje.

E mbani mend Nathan Soares? Shumë, ndoshta, tani që e lexojnë, nuk bëjnë dot lidhjen. Deri disa muaj më parë ishte nën kontratë me Milanin. Sulmues i datëlindjes 2000, që u bashkua me kuqezinjtë më 16 mars. Një “blitz” merkatoje, me drejtuesit kuqezi që udhëtuan në Brazil për të mos i ikur shansi.

Përpara kësaj eksperience ishte rritur te të rinjtë e Cruzeiro, ku kaloi 3 vite më pas një provë te Avai, që e ngeli në klasë. Edhe pse askush nuk e donte, Milani besoi te ai (ndoshta, thjesht për të bllokuar vendin e ekstrakomunitarit dhe liruar më pas), duke e sjellë te ekipi i të rinjve, pra Primavera.

Sa keq që, edhe mes të rinjve, nuk arriti të linte gjurmë. Vetëm 34 minuta të luajtura, në Kupën e Italisë për mosha. Disa topa të prekur, një driblim dhe kaq. Aventura e tij në Milano u mbyll pas disa javësh, duke u liruar me parametra zero në qershor.

Një tjetër hap fals i karrierës së tij të re. Vendimi final? Të kthehet në Brazil, të varë këpucët – të paktën për momentin – për të ndërmarrë një rrugë të re, muzikore.

Histori absurde, në kufi të realitetit, por që për fat të keq janë të gjitha të vërteta.

Related posts

PARA SHKARKIMIT/ ​Mourinho mendoi se ishte thirrur për të diskutuar…

Delo.autor

“U kryqëzua” nga tifozët/ Lojtari serb i Liverpulit: Unë kam luajtur për Partizanin e Beogradit, si mund të…

Isa.Autor

NDODHET NË KAOS/ KARIKATURA e ditës: Mourinho në përpjekje për të gjetur RESPEKTIN e…

Isa.Autor

Leave a Comment