Futboll Seria A Sport

OFERTA PËR ROLIN E DREJTORIT TEKNIK/ Paulo Maldini: Do mendohem, por puna në zyrë…

Paolo Maldini është njeriu i ditës në planetin kuqezi. Diçka e tillë i ka ndodhur shumë shpesh në karrierën si futbollist, por tashmë i ofrohet diçka krejt tjetër dhe ai, siç i takon një profesionisti ka vendosur që ta vlerësojë me shumë kujdes. Ashtu siç konfirmoi në intervistën për “Gazzetta dello Sport”, Ivan Gazidhis i ka ofruar ish-kapitenit kuqezi rolin e drejtorit teknik, atë pozicion që la bosh Leonardo pas largimit të tij, por për Paolo Maldinin, karriera si drejtues është shumë stresuese për të, prandaj pavarësisht joshjes së madhe që ka, në të njëjtën kohë do të vlerësojë edhe përgjegjësitë e rolit të tij:

“Po, ma kanë ofruar rolin e drejtorit teknik dhe e pranoj që më tundon jo pak. Por në të njëjtën kohë, kam vendosur që të marr pak kohë përpara se të përgjigjem, sepse roli prej drejtuesi nuk është si ai i futbollistit. Përkundrazi, është shumë stresues për një si unë. Gjithsesi, mendoj se brenda javës do të kem vendosur”, tha Maldini, i cili në një intervistë edhe për “Rolling Stone” ka bërë një panoramë të sezonit të sapombyllur.

SEZONI – “Për sa u përket këtyre muajve të mi të parë si drejtues, mund të them se i gjithë relaksi që kisha akumuluar në këto 9 vite u zerua, pasi ishte një vit vërtet impenjativ. Ndoshta fakti që në jetën time kam bërë vetëm dy punë, fillimisht atë të futbollistit dhe tashmë atë të drejtuesit ma bën më të lehtë që të bëj një krahasim mes të dyve, por dua të nënvizoj se të qenit drejtues qenka shumë më impenjative sesa roli i futbollistit, – vazhdon 50- vjeçari Maldini. – Kur isha futbollist, pas stërvitjeve apo pas ndeshjeve kisha gjithmonë kohë që të qëndroja me familjen time, ndërsa si drejtues, duket e pamundur që ta mbash mendjen të zbrazët. Madje, edhe kur tenton ta bësh diçka të tillë, është telefoni që nuk rresht së rëni ai që të kujton se je në punë 24 orë në 24”.

ROLI I DREJTUESIT – “Të qenit në zyrë nuk është diçka që më pëlqen dhe këtë e pranoj hapur, – shpjegon ish-mbrojtësi. – Ndoshta për atë që ka lindur futbollist si në rastin tim, puna e drejtuesit është shumë stresuese, edhe pse kjo aktualja është një profil, i cili të detyron që të jesh gjithë kohën në tension, të mendosh për këdo dhe shumë gjëra njëkohësisht. Ndërsa kur isha futbollist, mendoja vetëm që të zbrisja në fushë dhe të luaja futboll. Sigurisht që e pranoj se të rikthyerit së punuari në ‘Milanello’ më pëlqeu, edhe pse në një realitet tjetër, por për të bërë rolin e drejtorit teknik më duhet të mendohem. E di që tifozët më presim, sepse më kanë ardhur shumë mesazhe, por unë nuk dua ta gënjej veten dhe askënd tjetër, sepse të qenit një lojtar i rëndësishëm nuk do të thotë automatikisht se mund të jem një drejtues i zoti. Prandaj, për të mirën e Milanit dhe timen së bashku nuk dua të nxitohem për këtë vendim që do të marr

Related posts

FITOI DERBIN ME TIRANËN/ Gega: Nuk mund të them që jemi për titull, edhe në teatër…

Isa.Autor

“Këpuca e Artë”, Salah e kalon Messin… Ronaldo i 9-ti!

Sadik.Autor

TIFOZËT E MILANIT NË FESTË/ Në “San Siro” pritet të vijë lojtari që e “dashurojnë” të gjithë

Isa.Autor

Leave a Comment