Futboll Sport

DRIDHET BOTA E SPORTIT/ MARADONA përsëri probleme me shëndetin, pritet që të…

Disa ditë pasi festoi 58-vjetorin e lindjes, Diego Armando Maradona është i shqetësuar përsëri për shëndetin e tij. Në një video që ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, siç raporton e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, legjenda argjentinase shihet teksa mbahet nga asistenti i tij me një vështirësi të madhe në të ecur. Ritmi i ngadalshëm i hapave të tij është më shumë rezultat i ndonjë kilogramë shtesë në fizikun e tij- shkruan MD. Megjithatë duket se ish-lojtari i Napolit mezi mbahet në gjunjë dhe dyshohet se vuan nga artriti. Që në stërvitjen e parë me Dorados, Maradona tregoi vështirësi në ecje edhe pse problemet e tij me shëndetin ende nuk janë konfirmuar nga ekipi mjekësor.

Përveç dëmtimeve që ka marrë si profesionist në fushën e blertë, alkoolit dhe abuzimit me drogën, Maradona është trajtuar 20 vjet më parë kur ishte lojtari më i mirë në botë me kortizon për lehtësimin e dhimbjeve, të cilat sipas mjekëve zakonisht lënë pasoja.

Ai ka pasur probleme me shëndetin edhe më parë, fillimisht në vitin 1997 me hipertensionin, më pas problemet me zemrën në vitin 2000 dhe katër vite më pas infeksion në mushkëri. Një vit më pas ai iu nënshtrua operacionit në stomak, që ndikoi edhe në shtimin e peshës tek ai. Gjë që bëri të kryente edhe një operacion tjetër. Rasti më i fundit i problemeve me shëndetin, ishte ai në Rusi gjatë kampionatit Botëror, ku 58-vjeçari po ndiqte ndeshjen e Argjentinës dhe pësoi gjendje të fikëti.

Videoja e postuar së fundmi ka ngritur shqetësime për gjendjen shëndetësore të legjendës ‘Albiceleste’. Mbetet të presim nëse drejtuesit e klubit meksikan do të japin detaje për gjendjen e trajnerit. Për më shumë, të premten pritet të jetë në pankinën e Dorados për ndeshjen e radhës në kampionat. Aktualisht ekipi i tij, renditet në vendin e tetë në tabelë më 12 pikë të grumbulluara deri më tani.

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ SERBISË/ Joachim Low: Nëse luan në kualifikueset me një skuadër të re, atëherë…

Delo.autor

KA NDODHUR VETËM NJË HERË/ Ja fituesi i “Super Topit të Artë”…

Isa.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kastrioti-Tirana. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment