Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME! Gratë e Vardy dhe Rooney përfundojnë në gjyq për 1 milion paund

Coleen Rooney dhe Rebekah Vardy, gratë e futbollistëve anglezë Wayne Rooney dhe Jamie Vardy, do të përballen në gjyq. Më konkretisht, gruaja e sulmuesit të Leicester City ka ngritur një padi ndaj gruas së futbollistit aktual të Derby County, për gjoja përhapjen e informacioneve private të saj në shtyp. Tetorin e kaluar, Coleen akuzoi Rebekah se i kishte shitur gazetës “The Sun” informacione që e preknin atë dhe ishin vjedhur nga llogaria e saj në Instagram.

Megjithëse më pas u përpoqën të arrinin një marrëveshje miqësore, për të shmangur ballafaqimin në gjyq, bisedimet nuk përfunduan me sukses, ndaj do të duhet të mbrojnë pozicionet e tyre para një gjykatësi. Sipas dokumenteve nga Gjykata e Lartë e Londrës, Rebekah Vardy ngriti padi kundër Coleen Rooney më 12 qershor. Data e gjykimit do të vendoset brenda ditëve të ardhshme. Siç thekson “The Sun”, Rebekah Vardy kërkon kompensimin e Coleen Rooney në shumën e 1 milion £ për dëmin, në rast se konstatohet ky fakt nga gjykata. Avokatët e Coleen Rooney thonë se është zhgënjyese që Rebekah Vardy ndërmori veprime juridike kundër saj.

Related posts

Kane më i miri i botërorit, Anglia shkruan historinë ndaj Panamasë (VIDEO)

Sadik.Autor

Guardado: Po pregatisim “helmin” për Neymar: “FIFA dhe arbitrat ta ndalin!”

Isa.Autor

SKEDINA/ Goli kundër Shqipërisë në minutën e fundit i jep 505 mijë paund një britanikuk

F.autor

Leave a Comment