Futboll Premier League Sport

DUAN TITULLIN/ Chelsea kërkon transferimin e “bomberave” të Serie A

Chelsea po përgatitet të mbështesë Maurizio Sarri-n pas një starti fantastik të sezonit duke u futur në merkato për një sulmues të denjë në janar. Mauro Icardi është në krye të listës por do të jetë një operacion shumë i shtrenjtë për ta larguar nga Inter.

Icardi aktualisht po negocion për një kontratë të re me klubin zikaltër. Objektivi tjetër është Piatek i Genoas, një lojtar që mund të arrihet më kollaj.

Piatek është kthyer në një sensacion në Serie A pas transferimit të tij nga Cracovia gjatë merkatos së verës për vetëm 4 mln euro.

Ai ka shënuar nëntë gola në Serie A, katër ndaj Lecces në Coppa Italia dhe gjithashtu gjeti rrjetën që në ndeshjen e dytë ndërkombëtare me Poloninë.

I interesuar për firmën e talentit është edhe ish-ekipi i Sarrit, Napoli, me raportet që thonë se klubi italian është gati të paguajë 35 mln euro për të. Sarri donte Gonzalo Higuain këtë verë, por argjentinasi vendosi të shkonte te Milan.

Related posts

I MJAFTOJNË 6 MINUTA LOJË/ Pas një asist nga Morata, Canales ndëshkon Holandën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Lojtari shqiptar shënon një supergol për Maqedoninë (VIDEO)

Isa.Autor

Bayern lëshon një tjetër titullar, Boateng drejt United për 50 milionë stërlina

Sadik.Autor

Leave a Comment