Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ NAPOLI niset favorit ndaj SASSUOLOS, ja ARSYEJA përse…

Napoli do të presë Sassuolo, një ekip që nuk i ka mposhtur kurrë në “San Paolo” ku vendasit kanë arritur 3 fitore dhe 2 barazime. Napoli e ka moralin në qiellin e shtatë pas fitores 1-0 ndaj Liverpool në Champions League.

Në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha veprimtaritë të besuarit e Ancelotti kanë regjistruar pesë fitore dhe dy humbje. Forma e Napoli në ndeshjet e fundit në shtëpi ka qenë e shkëlqyer me katër fitore radhazi.

Nga ana tjetër, Sassuolo e nisi kampionatin si ekip surprizë, por ka humbur dy nga katër ndeshjet e fundit, përfshi disfatën në shtëpi, 4-1 ndaj Milan në javën e kaluar. Sassuolo ka shënuar 15 gola në këtë edicion të Serie A, vetëm Juventus i qëndron përpara në këtë aspekt me një gol më shumë.

Nga nëntë pikë të mundshme jashtë fushe në këtë edicion të Serie A, Sassuolo ka marrë katër.

Dhjetë përballjet e fundit mes Napoli dhe Sassuolo kanë sjellë pesë fitore të napolitanëve, katër barazime dhe vetëm një fitore të Sassuolo.

Futbollisti më në formë i Napoli është Lorenzo Insigne që ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit në të gjitha veprimtaritë, ndërsa Kevin-Prince Boateng është golashënuesi më i mirë i Sassuolo me tre gola në gjashtë ndeshjet e fundit.

Në tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit të Napoli në Serie A ka pasur më shumë se dy gola. Në 15 ndeshjet e fundit në shtëpi Napoli ka shënuar 33 gola, 2.2 gola për ndeshje. Ata nuk kanë arritur të shënojnë vetëm në një nga këto 33 ndeshje.

Related posts

KAMPIONATI BËHET GATI TË RIFILLOJË/ Klubet e futbollit mblidhen ditën e hënë për të vendosur

Delo.autor

SUPER SHAQIRI/ Mesfushori SHQIPTAR “abonohet” me GOLAT SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

NDIZET DUELI/ Kundërshtari provokon Gjetan Ketën, ai i përgjigjet: “Fjalët do t’i them në ring.”

Isa.Autor

Leave a Comment