Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ Rikthehet INTERI i madh, zikaltërit gjejnë një MODRIÇ të “ri”

Interi e ka nisur disi keq sezonin, por që me kalimin e kohës është rikthyer në nivele shumë të mira, duke arritur në 7 fitore radhazi, pasi të mërkurën në mbrëmje është ‘thyer’ nga Barcelona në “Camp Nou” me rezultatin 2-0.

Megjithatë drejtuesit e klubit e kanë kuptuar se për të bërë më mirë duhet një mesfushor dhe sikurse raporton “Corriere dello Sport”, zikaltërit janë në ndjekje të talentit Exequiel Palacios, i cili aktivizohet te River Plate.

Ky lojtar është vetëm 21 vjeç dhe cilësohet si një Modriç ‘i ri’, pasi me kroatin në merkaton e verës nuk u arrit një marrëveshje për t’u transferuar te 18 herë kampionët e Italisë. Gjithashtu një tjetër alternativë është edhe Frenkie De Jong, por që ky i fundit prej kohësh ndiqet nga Barcelona dhe mbetet për t’u parë nëse në këto ‘ujëra’ do të ketë diçka konkrete.

Related posts

Nadal “braktis” raketën, merr rol drejtues në garat automobilistike

Sadik.Autor

Tifozët e irrituar ndaj Alvaro Moratës, e duan jashtë loje në ndeshjen kundër Norwich

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Napoli. Rezultati 3-2

Delo.autor

Leave a Comment