Futboll Sport

E BUJSHME/ Ronaldo i kërkon Juventusit të blejë Griezmann

Antoine Griezmann vazhdon të jetë në shënjestër të skuadrave të mëdha të Europës.

Disa ditë më parë flitej për një interesim nga francezët e PSG-së (ofertë 150 milionë euro), ndërkohë së fundmi janë shtuar zërat për një kalim të mundshëm të tij në Itali në radhët e Juventusit.

Është pikërisht Cristiano Ronaldo ai që e dëshiron në skuadër sulmuesin e Atletikos.

Griezmann shihet nga drejtuesit bardhezi si njeriu i duhur për të marrë vendin e Dybalës, nëse ky i fundit largohet vitin e ardhshëm, edhe pse ata e dinë shumë mirë që për ta realizuar këtë gjë duhet të derdhin në arkat e Atletikos shifrën e 150 milionë eurove, pasi klubi i Simeones nuk pranon asnjë negociatë tjetër për sulmuesin.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që “Zonja e Vjetër” e kërkon sulmuesin francez, ku në prill të këtij viti tentoi seriozisht për të nënshkruar me të, por pa mundur t’ia dalë me sukses.

Megjithatë, kjo tratativë nuk është aspak e lehtë, pasi për Griezmann vazhdon të jetë e interesuar edhe PSG-ja, që e shikon si një zëvendësues të mundshëm të brazilianit Neymar.

Gjithashtu, në listë është edhe Manchester City i Pep Guardiolës, i gatshëm të paguajë shifra të majme për të pasur në dispozicion shërbimet e francezit.

Related posts

ZHGËNJIM TOTAL/ Talenti 45-milionësh i REALIT debuton në… Kategorinë e Tretë

Isa.Autor

DHUNA NË PEQIN/ Disiplina me dorë të hekurt ndaj Shkumbinit dhe përjashton përjetë…

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen dominon në Austri, Hamilton limiton dëmet. Super Leclerc

Delo.autor

Leave a Comment