Futboll Premier League Sport

DUELI Chelsea-Man United/ Tifozët zgjedhin “ekipin ideal” të Mourinhos në Angli

Në Angli e kanë të qartë se faji i paraqitjes së dobët të Manchester United nuk është vetëm faji i José Mourinhos. Me rastin e përballjes Chelsea-Manchester United, e cila do të luhet të shtunën, ora 13:30, “Sky Sports” ka zhvilluar një sondazh me përdoruesit e faqes së vet në internet për të zgjedhur “ekipin ideal” të lojtarëve, të cilët trajneri portugez i ka trajnuar në Premier League. Dhe në këtë “ekip ëndrrash” ndodhet vetëm një lojtar i tij aktual te Manchester United: portieri David de Gea.

Në njëmbëdhjetëshen ideale, përveç portierit, ka vend edhe për vetëm një lojtar tjetër, që Mourinho e ka stërvitur në “Old Trafford”: Wayne Rooney. Pjesa tjetër janë lojtarë të Chelsea, në njërën nga dy periudhat e drejtimit të portugezit në “Stamford Bridge”, ose në të dyja (2004-2007 dhe 2013-2015).

“Ekipi ideal”, i drejtuar nga Mourinho në Premier League
De Gea
Azpilicueta – Carvalho – Terry – A. Cole
Essien – Makelele – Lampard
Rooney – Drogba – Hazard

Statistikat e njëmbëdhjetëshes ideale të Mourinhos në Premier League

Lojtari Ekipi P* Ndeshje Gola
De Gea Man. United 101
Azpilicueta Chelsea 2ª 106 2
Carvalho Chelsea 1ª 128 8
Terry Chelsea 266 26
A. Cole Chelsea 73 0
Essien Chelsea 112 9
Makelele Chelsea 1ª 138 2
Lampard Chelsea 215 70
Rooney Man. United 39 8
Drogba Chelsea 186 73
Hazard Chelsea 2ª 125 36
* Periudha në të cilën e trajnoi lojtarin e Chelsea, nëse ai ishte vetëm në njërën prej tyre.
Burimi: Transfermarkt.

Related posts

Tottenham-Manchester United, përballja e titanëve…

Q.Autor

Parashikimet- Skedina/ Këto janë ndeshjet që do ju bëjnë të pasur sot

Q.Autor

Penallti për Interin ndaj Fiorentinës, Icardi bën “çmendurinë” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment