Futboll Shqipëri Sport

DUELI ME KUKËSIN/ SKËNDERBEU njofton TIFOZËT: Kemi marrë MASA SHTESË në stadium

Skënderbeu ka njoftuar tifozerinë se ka shtuar masa shtesë në stadium. Bëhet fjalë për kamerat e sigurisë, sipas ligjit të sportit. Gjithshtu korçarët kanë bërë me dije se është paguar pjesa e mbetur e dënimit. Më poshtë njoftimi i plotë:

“Të dashur tifozë,

Pas më shumë se një muaji të denuar për të luajtur pa praninë e tifozëve, klubi ka paguar pjesën e mbetur të dënimit dhe sot do të kemi mundësinë dhe kënaqësinë të luajmë me praninë tuaj në stadium.

Dëshirojmë t’iu njoftojmë dhe të sqarojmë opinionin publik dhe në veçanti tifozët tanë se klubi ka implementuar disa masa shtesë në bazë të ligjit të ri për sportin.

Për t’iu përshtatur ligjit, dhe për të krijuar lehtësirat e nevojshme Forcave të Policisë, klubi ka instaluar në stadium Kamera Sigurie.

Synimi ynë nuk është dëmtimi i tifozëve por krijimi i kushteve maksimale dhe brënda ligjit për mbarrëvajtjen e çdo takimi që do të luhet në vijim të sezonit në stadiumin ‘Skënderbeu’ për të mos përsëritur situatat e krijuara gjatë takimit të parë sezonal.

KF Skënderbeu, ju bën thirrje të gjithë tifozëve për bashkëpunim, qetësi dhe kulturë. Jemi të sigurt dhe shprehim besimin tonë se të gjithë së bashku do të krijojmë në vazhdim ambjentin e duhur për të zhvilluar një takim futbolli në kushte normale dhe brënda regullave.”

Faleminderit për mirëkuptimin,
KF Skënderbeu

Related posts

“DUKE BËRË KOMPLOT ME…”/ Ky postim i Pogbas me Salahn po “çmend” tifozët në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

SUPER MERKATO/ EVERTON zyrtarizon dyshen nga BARÇA dhe BERNARD

Isa.Autor

“PANUCCI HAP BARKUN”/ Faji i DUKËS që nuk kam…: Ju tregoj si shpëtova nga rrëzimi  i avionit në 1996

Isa.Autor

Leave a Comment