Futboll Shqipëri Sport

E FUNDIT/ Trajneri PANUCCI padit NISHANIN: Gjykata shpall “në kërkim” ish-presidentin (DETAJE)

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panuçi ka paditur në Gjykatën e Tiranës ish-presidentin Bujar Nishani. Eshtë zbardhur sot vendimi i Gjykatës ku thuhet se i pandehuri Bujar Nishani ka ndërruar adresë. Gjykata e Tiranës, i kërkon gjendjes civile në këtë shkresë që të gjejë adresën e ish-presidentit për t’i dërguar fletëthirrjen

Padia është depozituar në gjykatën civile të Tiranës nga avokatët e Panuçit, ku trajneri kërkon dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh për dëmin që sipas tij i është shkaktuar nga Nishani dhe përgënjeshtrim të deklaratës. Kjo Gjykatë, i ka dërguar një fletëthirrje ish-presidentit Bujar Nishani për t’u paraqitur në seancë, por Nishani është pa adresë. Në vendimin e Gjykatës ku thuhet se i pandehuri Bujar Nishani ka ndërruar adresë. Gjykata e Tiranës, i kërkon gjendjes civile në këtë shkresë që të gjejë adresën e ish-presidentit për t’i dërguar fletëthirrjen.

Kërkesa e Gjykatës së Tiranës për Zyrën e Gjendjes Civile
Padia e Panuçit për Nishanin u bë publike më 5 shtator. Më herët, pas humbjes së Shqipërisë në ndeshjen Kosovë-Shqipëri, ish-presidenti Bujar Nishani thoshte në Facebook, se Panuçi ishte një ‘sharlatan’. Pas postimit, Panuçi menjëherë reagoi duke thënë se do e padiste Nishanin.

Related posts

TIFOZI HYN NË FUSHË PËR TË TAKUAR IDHUNIN E TIJ/ Shikoni gjestin e madh që bën Mbappe (VIDEO)

Delo.autor

Nga Magani te Mziu dhe akuzat për trukim, flet presidenti i Teutës

Sadik.Autor

FRIKË TEK INTERI/ Spalletti shpall MUNGESA të rëndësishme për transfertën me Atalantën

Isa.Autor

Leave a Comment