Futboll Premier League

Sanchez merr “7” te Manchester United, mbyll edhe derën e rikthimit të Ronaldos

Manchester United do të mbyllë transferimin e Alexis Sánchez në orët e ardhshme. Marrëveshja me Arsenalin është arritur. Ky është një këmbim i drejtpërdrejtë me Mkhitaryan dhe nuk do të ketë kompensim financiar nga të dyja anët.

Ardhja e Alexis Sanchez në “Old Trafford” do të ketë ndikimin e tij te Real Madridi, sepse automatikisht mbyll rikthimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos aty, siç thuhet në ditët e fundit. Pra, Mourinho nuk ka ndërmend të nënshkruajë me sulmuesin portugez të Real Madridit.

Me ardhjen e Alexis Sanchez, trajneri portugez ka mjaft sulmues: Alexis, Martial, Rashford, Mata, Lukaku dhe Lingard. Mourinho nuk do të nënshkruajë me askënd tjetër në këtë merkato dimri dhe në verë do të fokusohet në forcimin e mesfushës dhe mbrojtjes.

Një detaj që e bën të qartë se Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në planet e “Djajve të Kuq” është se Alexis Sanchez do të mbajë veshur fanellën e tij të dikurshme me skuadrën angleze, atë me numrin “7”, një numër i rezervuar teorikisht për pesë herë fituesin e “Topit të Artë” kudo që shkon.

Mourinho nuk ka ndërmend të nënshkruajë as me Gareth Bale. Në verën e kaluar, kjo mundësi u ngrit, por trajneri portugez, megjithëse mendon se është një lojtar i shkëlqyer, nuk e sheh të qartë inkorporimin e tij. Arsyeja kryesore ka të bëjë me dëmtimet e vazhdueshme të uellsianit.

Ai e di se operacioni do të ishte shumë i shtrenjtë, ndaj nuk dëshiron të rrezikojë me një futbollist të ekspozuar kaq shumë karshi dëmtimeve.

Related posts

Nuk kursehet për SHQIPËRINË/ Andi LILA emocionon KUQEZINJTË bashkë me “kapitenin” (FOTO)

Isa.Autor

ZYRTARE: Nënkampioni i botës kalon te Chelsea, huazohet për një vit (FOTO)

Isa.Autor

DY VJET USHTAR OSE 4 MUAJ BURG/ Karriera e 18-vjeçarit të Fulham në udhëkryq, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment