Futboll Shqipëri Sport

Duro: Luftëtari nuk vodhi gjë, kam besuar shumë te emrat e mëdhenj në sulm

Trajneri Klodian Duro foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes. Sipas Duros, Luftëtari nuk vodhi asgjë, por e meritoi fitoren. Në analizën e tij, tekniku i Kamzës tregoi se skuadrës i mungon forca goditëse në sulm.

Ndeshje e tretë që humbisni, sa i zhgënjyer jeni?

Nuk ndihesh mirë, por është një vazhdimësi e lojërave tona. Të tilla janë ndeshjet. Në një moment ose mund të shënosh ose mund të pësosh. Luftëtari nuk na vodhi gjë. Fitoi me meritë. Kemi bërë mirë në lojë, nuk na është përgjigjur rezultatin. Nuk duhet dorëzohemi. Duhet të vazhdojmë të gjithë bashkë. Është vetëm fillimi. Kampionati është i gjatë.

Sa ndikojnë mungesat?

Nuk qahem për mungesat. Kemi futbollistë të tjerë që i zëvendësojnë. Ai që jem më të mirën në stërvitje do të jetë në fushën e lojës. Unë jam i kënaqur që futbollistët dhanë atë që unë dëshiroj. Kemi shumë për të bërë. Kur futbollistët të jenë 100 % në stërvitje atëherë do të jenë në fushë. Gjithë kjo situatë do të na kthehet në forcë. Unë jam optimist.

A kanë besim drejtuesit te ju?

Unë besoj që e njoh shumë mirë Shqipërinë. Gjithmonë kam qenë koherent me gjithçka çfarë ndodh. Më është kërkuar ekip i plotë dhe më pas të vijnë dhe rezultatet. Nuk më vjen mirë për rezultatet, jam i pari që marr përgjegjësi. Nuk kam frikë nga kjo lojë që quhet futboll. Fiton grupi dhe jo individi. Jam me kokën lart në këtë pjesë.

A ka ndonjë arsye pse 3 humbje radhazi?

Skema ime është ajo që nxjerr një skuadër që shprehet mirë, dhe sigurisht fiton. Nuk kemi fituar në ndeshjet e fundit. Ne e nisim me 4-4-2, po gjatë lojës bëjmë shumë ndryshime skemash. Ata futen shumë mirë në këto mekanizma. Na mungon pjesa goditëse. Kam besuar shumë te emrat e mëdhenj që Kamza ka në sulm.

Po ata kanë pasur probleme. Jam në krahun e tyre për të zgjidhur problemet. Mungon vetëm pjesa sulmuese te goli. Sot me shumë besim kam aktivizuar një 17-vjeçar si Krasniqi, mu përgjigj ashtu siç duhet. Ashtu edhe Fejzaj, që e aktivizova në pjesën e dytë. Futbolli kështu është. Një ndeshje mund të shprehesh mirë dhe mos fitosh, një ndeshje s’mund të shprehesh mirë dhe të fitosh. Dua të komplimentoj edhe trajnerin Mezanin.

Related posts

VLLAZNIA-KASTRIOTI/ “Shkodranët” nuk dorëzohen për titullin, kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“SHPËRTHEN” FESTA NË “AIR ALBANIA”/ Torasa dhuron spektakël dhe ndëshkon Teutën (VIDEO)

Delo.autor

(FOTO) 10 golashënuesit më të mirë në Europë. Zhduket Ronaldo, befasi kush kryeson…

Q.Autor

Leave a Comment