Futboll Shqipëri Sport

Mundi Flamurtarin dhe ngjiten në krye të tabelës, MËRGJYSHI i gëzohet fitores: Ja pse i morëm 3 pikë

Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi pas fitores 1-0 ndaj Flamurtarit është shprehur për “Supersport” se kjo ishte një fitore e merituar. Ndër të tjera tekniku është shprehur se skuadra i ka zbatuar shumë mirë skemat në fushën e lojës, pasi kjo u pa edhe te goli, ku kishin punuar shumë për ta arritur atë.

“Ishim më agresivë. E kërkuam fitoren nga fillimi dhe jo rastësisht e shënuam atë gol dhe më vjen mirë, sepse kemi punuar. Më pëlqen skuadra dhe ishte shumë e qartë për atë që bënte në fushë. Futbolli ka situatat e veta. Duhet të jemi më të qetë kur jemi në avantazh për të gjetur edhe të dytin. Lojtarët që futen nga stoli dhe janë më të freskët. Mendova me Shtubinën në sulm, sepse nuk duhet të bënim dy lëvizje edhe me Xhixhën. Them që Xhixha e ka bërë shumë mirë detyrën. Jnë situata që skuadra kur shënon hyn në tension dhe Flamurtari provoi me gjithçka, ne i dhamë detyrat për dublime, por ramë pak fizikisht”.

Related posts

ISH-YLLI I REALMADRIDIT/ Mijatovic kritikon Bale: Ai nuk është një lider, fakti më…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një SUPER ASIST nga Origi, YLLI Salah ndëshkon Milan me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Manuel Locatelli: Pas Veronës do të mendojmë për finalen e Kupës Italisë ndaj Juventusit

Sadik.Autor

Leave a Comment