Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Ibrahimovic drejt rikthimit në Seria A,po shqyrton ofertën e gjigandit Italian

Zlatan Ibrahimovic raportohet se po konsideron ofertën e Milan, por sulmuesi i LA Galaxy nuk do të ishte zgjedhja e parë.

Suedezi është përfolur për një rikthim te Milan në janar, në formë huazimi ose në mënyrë permanente.

37-vjeçari ka shënuar 21 gola në 25 ndeshje të MLS, por Galaxy po vuan të kualifikohet në fazën e play-off pasi ka pësuar 60 gola në 32 ndeshje.

Gjithsesi, drejtori i përgjithshëm Leonardo e ka bërë të qartë se Gonzalo Higuain dhe Patrick Cutrone janë sulmuesit kryesorë, që do të thotë se Ibra duhet të kënaqej me rolin e rezervës.

Nuk është e qartë nëse veterani do ta pranonte këtë gjë, teksa ai mund të jetë lojtari kyç te Galaxy ose në një kampionat tjetër.

Si Leonardo, ashtu edhe Mino Raiola, agjenti i Ibra-s, i kanë lënë një muaj kohë sulmuesit për të vendosur

Related posts

LIVE/ Laçi-Tirana, Nis dueli ekstrem në Kurbin

Delo.autor

Nainggolan-Dembele/ Ausilio në aksion këtë javë për lëvizjet e BUJSHME

Sadik.Autor

TENSIONE BRENDA KLUBIT/ Paratici fillon të bëhet i “bezdisshëm”, lojtarët e Tottenham nuk e duan. Ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment