Futboll Kombëtarja Sport

E BUJSHME/ Talenti i Tottenham i thotë PO Shqipërisë

Džemal Mustedanagić  është i qartë për strategjinë që po ndjek si trajner i ekipeve Kombëtare në dy vitet e ardhshme. Ditën e djeshme nga salla e konferencave trajneri shpalosi objektivat e U-17 për eliminatoret e radhës që do të zhvillohen në datat 23-29 tetor, ku kuqezinjtë tanë do të përballet ndaj Azerbajxhanit, Norvegjisë dhe Çekisë. Një grup ky që Shqipëria mund të bëj konkurrencë të madhe, ndërsa të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë. Trajneri boshnjak gjithashtu bëri publike listën me lojtarët e grumbulluar. Në këtë listë të përbërë nga lojtarë që aktivizohen në kampionatin vendas dhe jashtë, bie në sy një lojtar nga akademia e Tottenham.

Bëhet fjalë për Albert Raqi-n. Djaloshi 15 vjeçar, është me prejardhje nga Prishtina dhe aktualisht jeton në Londër. Ai ka lindur në Kanada, ku është aktivizuar me ekipet e moshave dhe më pas ka lëvizur me familjen në Angli. Pikërisht këtu gjatë një ndeshje moshash ka tërhequr vëmendjen e vëzhgueseve të Tottenham, të cilët e kanë pëlqyer dhe e kanë ftuar te moshat e këtij ekipi.

Përveç fanellës së Tottenham, ai ka veshur edhe atë Kosovës. Disa kohë më parë ka qenë pjesë e përfaqësueses U-15, skuadër e cila ishte e grumbulluar në Frankfurt.  Një goditje me vlera për kombëtaren U-17, me lojtarin që do të kërkoj të lërë gjurmë gjatë ndeshjeve të nëntorit me fanellën e kuqezinjve.

Related posts

“KRENAR QË JAM…”/ U bë i njohur për golat e shënuar me penallti, ish-portieri i futet politikës

Delo.autor

MBAPE EDHE PRONAR? Sulmuesi i “vë syrin” klubit francez, shumë pranë blerjes

F.autor

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

F.autor

Leave a Comment