Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ INTERI nuk NDALET, ja plan i ri për të marrë MODRICIN në JANAR me kosto…

Pa pengesat e “settlement agreement” (marrëveshjes me UEFA-n) gjithçka është më e mundur. Jo më e lehtë, por së paku me shumë më pak limitime. Ja përse merkatoja e Interit për vitin e ardhshëm, gjithmonë në sajë të respektimit të “Fair Play Financiar”, do ketë nevojë për më pak “kreativitet” nga drejtori sportiv, Piero Auzilio.

Dhe, për më tepër, shpjegohet përse 40-50 milionë eurot që do investoheshin për Nikolo Barelën (mesfushorin e Kaljarit) nuk duken më një shifër e papërballueshme siç konsiderohej këtë verë.

STRATEGJIA – Por, nëse mesfushori i talentuar kuqeblu mbetet një objektiv për sezonin e ardhshëm, emri që kthehet në modë është ai i Luka Modriç. Piero Auzilio e cilësoi gjatë një interviste të dy ditëve më parë “të pamundur” një negociatë me Realin janarin që vjen, por sipas emetuesit sportiv italian “Sport Mediaset” nuk përjashtohet mundësia që në dy muajt e ardhshëm situata të ndryshojë.

Interi pa dyshim do presë në heshtje, duke monitoruar raportin Modriç-Lopetegui: marrëdhënia mes kroatit dhe trajnerit madrilen nuk është nga më të mirat, por mbetet gjithmonë fakti se duhet jetë vetë lojtari ai që do dalë hapur dhe të flasë qartësisht. Deri më sot diskutimi për rinovimin as nuk është prekur dhe me kontratën që skadon në 2020-ën për “Galaktikët” merkatoja e ardhshme do jetë mundësia e fundit për të mos rrezikuar largimin e Modriçit “me zero”.

Related posts

LIVE/ “El Classico”: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Barcelona. Rezultati 2-1

Delo.autor

KAOS TEK MILAN/ Paolo Maldini dhe Boban takim urgjent me administratorin e klubit për…

Delo.autor

INJORON SULMUESIN IMMOBILE/ Cassano: Kishim një problem të madh, por fituam. Kjo është unike

Delo.autor

Leave a Comment