Futboll Seria A Sport

DUAN CHAMPIONSIN/ Pas Paquetá, MILANI bën gati SUPER goditjen e radhës për në JANAR

Përtej elozheve për trajnerin Gennaro Gattuso dhe opinionit të përgjithshëm që ky Milan ka potencial, është e qartë që kuqezinjtë nuk kanë një skuadër të kompletuar dhe pa llogaritur Juventusin, edhe Interi, Napoli e Roma duken larg.

Për këtë arsye, drejtuesit e Milanit po bëjnë gjithçka për të afruar lojtarë cilësorë dhe një goditje e madhe është bërë, sepse braziliani Paquetá është një lojtar shumë i talentuar, i cili mund të shtojë ndjeshëm cilësinë nga mesfusha e lart.

Nuk mjafton, sepse problemet e Milanit janë edhe në mesin e fushës, ndaj Leonardo e Maldini po kërkojnë një mesfushor të aftë të ndërtojë dhe të dijë të mbrojë. Emri i piketuar prej kohësh është ai i Leandro Paredes, argjentinasit të Zenitit, i cili ka nisur sezonin e dytë në Rusi. Zeniti e bleu nga Roma për 23 milionë euro në verën e vitit 2017, ndaj nuk do të jetë një tratativë e thjeshtë, por Milani shpreson te dëshira e futbollistit për t’u kthyer në Itali.

Ndërkaq, klubi kuqezi po vëzhgon edhe situatën e mesfushorit uellsian Aaron Ramsey, i cili del i lirë në treg verën e ardhshme dhe Arsenali mund ta shesë në janar, për të mos e humbur falas. Gjithsesi, Ramsey është futbollist që ndiqet nga klubet më të pasur në botë dhe Milani në këtë drejtim është në disavantazh të madh.

Related posts

Ish-trajneri i Chelsea përfundon në koma…

Sadik.Autor

NJIHET PËR KARAKTERIN E ASHPËR/ Mesazhi i Iscos për Sergio Ramos: E ke marrë vesh se…

Delo.autor

LOJTARI I ATLETIKOS/ Transferimi në Real Madrid? Nuk e di, unë nuk jam duke…

Isa.Autor

Leave a Comment